Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çfarë janë numërorët rreshtorë dhe pse i shkruajmë gabim ata?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Çfarë janë numërorët rreshtorë dhe pse i shkruajmë gabim ata?

portalishkollor
Last updated: July 6, 2020 8:50 am
portalishkollor
Share
SHARE

Numërorët rreshtorë janë fjalë që tregojnë radhën e sendeve dhe që kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave. Duke qenë se ka disa mënyra për shkrimin e numërorëve rreshtorë, ndodh t’i shkruajmë gabim…

Shekulli XX APO Shekulli i XX-të?

Shekulli i 20-të APO Shekulli 20?

Numërorët rreshtorë janë fjalë që tregojnë radhën e sendeve dhe që kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave. Kështu, numërorë rreshtorë janë: i parë, i dytë, i tretë,…. i njëqindtë etj.

Duke qenë se ka disa mënyra për shkrimin e numërorëve rreshtorë: a) me fjalë: i parë, i dytë, i tretë i pestë… i njëqindtë, i dyqindtë etj.), b) me shifra romake dhe c) me shifra arabe, ndaj ne ndonjëherë i ngatërrojmë dhe i shkruajmë gabim.

Edhe pse “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” ka rreth mbi 50 vjet jetë, ne sërish gabojmë shpesh me shkrimin e numërorëve rreshtorë në gjuhën shqipe. Ndodh që kur këta numërorë i shkruajmë me shifra arabe (shifra që përdorim edhe ne sot: 1, 2, 3, 4 etj.), këta numërorë i shkruajmë pa nyja dhe mbaresa. E kundërta ndodh kur i shkruajmë me shifra romake: I, II, III, IV, V etj. 

Mbani mend! 

a) Kur numërorët rreshtorë i shkruajmë me SHIFRA ARABE, do të përdorim edhe nyjat, edhe prapashtesat. Dhe kemi: klasa e 2-të, kongresi i 5-të, shekulli i 20-të, i 500-ti, i 10 000 000-ti etj.

b) Kur numërorët rreshtorë i shkruajmë me SHIFRA ROMAKE, NUK do të përdorim as nyjat, as prapashtesat. Dhe kemi: klasa II, Kongresi V, Lufta II Botërore, shekulli XX, Luigji XIV, Mehmeti IV, Gjergj Balsha II etj. 

KUJDES! Janë gabim dhe nuk duhet t’i shkruajmë kurrë kështu: shekulli 20 dhe shekulli i XX-të! 

Sevi Lami Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:drejtshkrimigabimnumerore rreshtore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Legjenda e muzikës, Ennio Morricone, ndërron jetë në moshën 91 vjeçare
Next Article “Pandemia”, ekspozita në galerinë FAB, realizuar nga studentët e Arteve të Bukura
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?