Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Eva Qorri: Një vit shkollor që iku….
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Eva Qorri: Një vit shkollor që iku….

portalishkollor
Last updated: June 30, 2020 7:33 am
portalishkollor
Share
SHARE

Frikërat dhe pasiguritë e vitit shkollor që kaluam ishin të shumta. Eva Qorri, mësuese, sjell refleksionet e saj, duke ngritur disa pikëpyetje, mbi mënyrën se si mësimi do të zhvillohet vitin e ardhshëm. A do të vazhdojmë të ndiejmë pasiguri?

Iku dhe ky vit shkollor!  

Gongu ra! 

Startoi plot eufori, gëzim 16 Shtatori 2019-të. Me synime dhe objektiva për t’i përmbushur. Me sfida që na prisnin në rrugën e dijes. Vogëlushët e kopshtit dhe të klasës së parë ishin plot emocion dhe padurim për eksperiencën e re shkollore. Në sytë e qeshur të tyre, dukej padurimi për të eksploruar rrugën e gjatë të dijes. 

Filloi viti i ri shkollor më 16 Shtator 2019. Në çdo klasë ndihej “Mirë se ardhja e fëmijëve”. Shkollën e kishte marrë malli për zërat zhurmues të fëmijëve. Sigurisht edhe ne mësuesve, për përqafimet e tyre. Sa dashuri dhurojnë fëmijët! Po ky vit shkollor do të shkruhet në histori, si një vitë i mbrapshtë, sepse i tillë u nis. 

21 Shtator 2019, ditë e Shtunë, ora 16:05, toka tronditet… Bashkë më të edhe çdo qelizë e trupit tonë. Ndjemë frikë, panik. Tërmeti, godet vendin tonë pas 30 vitesh qetësi. Ankth, stres, pasiguri. E mblodhëm veten për momentin, duke i dhënë forcë me shprehjen: Nesër është një ditë e re! Por frika ishte aty me ne. 

26 Nëntor 2019, dy muaj e 5 (pesë) ditë pas 21 Shtatorit, ora 03:54, mëngjes, qetësi varri, çdo gjë në heshtje, gjumë. Toka tronditet për 1 minut nga një tërmet, që jetën tonë e ktheu përmbys. U shkatërruan qytete, shtëpi, shkolla. Shumë njerëz humbën jetën, njerëzit e dashur, shtëpinë. Trishtimi dhe pasiguria e ditës së re, ishte në sytë e çdo njeriu. Shkollat mbyllen, disa prej tyre të dëmtuara. Ndër to edhe shkolla jonë. 

Toka nuk gjen qetësi, as ne.

9 Dhjetor 2019, rikthehemi në bankat e shkollës, por jo në shkollën tonë. Për dy javë, fëmijëve u bëjmë mësim praktik për tërmetin dhe se si duhet të mbroheshin nga ai. Personalisht, (besoj jo e vetmja) kam qenë me qetësues, për një kohë të gjatë, e tmerruar, frikësuar, pagjumësi e theksuar. 

Iku dhe tërmeti! 

Mezi prisnim Vitin e Ri 2020. Menduam se do të ishte një vit i mbarë. Por jo, na shpiket COVID-19, i përhapur në Wuhan/Kinë, që në dhjetor 2019. Mijëra të infektuar dhe të vdekur. 

8 Mars 2020, vendi ynë infektohet nga pandemia globale. 9 Mars 2020, shkollat mbyllen sërish. I gjithë procesi mësimor zhvillohet on-line. Totalisht të patrajnuar mbi mënyrën e mësimdhënies on-line. 

Sfidë me veten! 

Ia dolëm! Po si? 

Jemi koshient, që jo të gjithë fëmijët kishin mundësinë të kryenin mësimin on-line. Mësimet kaluan edhe në ekranin e televizionit TVSH, WhatsApp, Viber, Skype, Zoom, Schoolme… 

Vetëm këto dëgjoheshin në bisedat e çdo prindi, fëmijëve, mësuesve. Edhe mediat on-line, nuk na kursyen me lavdërimet e tyre denigruese, përçmuese për figurën e mësuesit. U lodhëm, u stresuam, punuam fort, që të përçonim te fëmijët përgatitjen mësimore në mënyrën më perfekte të mundshme. Ia dolëm! Po, po, e them me zë të lartë: “Ne sfiduam veten”. 

Shkolla mbaroi për këtë vit, më 29 Maj 2020-të. Me një program mësimor të reduktuar me dy javë, të cilat do të zhvillohen në vitin e ri shkollor. Java e fundit e qershorit, iu dedikua ndarjes së dëftesave.

Gongu ra! 

Pyetjet që qarkullojnë në mendjet tona janë:

 – Po viti i ri shkollor, si do të jetë? 

– COVID-19, do të bëhet COVID-20? 

– Do të rritet edhe ai bashkë me ne, duke na përndjekur sërish? 

Pasiguria vazhdon …

Eva Qorri

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASeva qorrivit shkollor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shmangia e nervozizmit në mësimdhënie, kyçi i suksesit në punën tuaj
Next Article Juristja poete, Ana Hoxhalli: Të jesh me profesion të hekurt dhe shpirt të bukur
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?