Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Zakone të përditshmërisë, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur me profesionin dhe nxënësit tuaj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Zakone të përditshmërisë, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur me profesionin dhe nxënësit tuaj

portalishkollor
Last updated: June 29, 2020 1:46 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Zakone pozitive të përditshmërisë ju ndihmojnë të jeni të lumtur. Zakonet nuk kanë të bëjnë vetëm me veprime, por edhe me mënyrën e të menduarit. Më poshtë, ju sjellim disa këshilla.

Sakrifikimi i kohës së lirë

Një ditë e ngarkuar dhe e ngjeshur të detyron gjithnjë të sakrifikosh ca nga koha e lirë. Shumë mësues e gjejnë veten të përkushtuar në punën që bëjnë, duke dhuruar ca nga koha e tyre. 

Vishni rroba që ju bëjnë të ndiheni mirë

Mendoni se kjo nuk ka rëndësi? Një mësues tha: Më pëlqejnë shumë pantallonat e kuqe me pika blu, të kombinuara me bluzën gri me vija të bardha. Sepse fëmijët e mi i dashurojnë ngjyrat e çelëta. Ata nuk duan të më shohin me ngjyra të errëta.  

Vlerësoni veten tuaj

Mësuesit e lumtur e dinë që janë edukatorë shumë të mirë, pasi ata e dinë shumë mirë që profesioni i tyre ka të bëjë me ndikimin, përmirësimin e individit, edukimin, pushtetin e dijes. Nëse akoma keni vend për përmirësim, përqëndrohuni në arritjen e suksesit. Provoni gjëra të reja, por gjithnjë duke u treguar vetëvetja. Versioni më i mirë i vetes suaj, mund t’ju shpjerë drejt përsosmërisë. 

Jini njerëz aktivë publikisht

Mësues, zëri juaj ka impakt në publik. Shfrytëzojeni atë për një të mirë të përbashkët. Që nga kushtet e shkollës e deri të paga juaj. Kërkojeni të drejtën tuaj duke mos patur frikë. 

Aspironi gjithnjë për një klasë mikpritëse dhe të ngrohtë

Mësuesit që janë veteranë të lumtur pohojnë se çelësi i suksesit janë raportet shoqërore. Bashkëveprimet mes nxënësve, moto e përbashkët e klasës, punët në grup afirmojnë pozitivetin e një klase. Nëse dëshironi të ndryshoni kulturën e një klase, së pari ju sugjerojmë të ndryshoni mënyrën si i drejtoheni nxënësve tuaj. 

Bëni eskursione

Nuk e keni idenë sa i lumturoni nxënësit kur ndërmerrni eskursione. Punoni fort, por mos harroni të argëtoheni. Nëse shikoni që jo të gjitha familjet mund të përballojnë një udhëtim të largët të fëmijës së tyre, zgjidhni një vend të afërt.  Por, mos ua privoni këtë kënaqësi. 

Ji një koleg i mirë, gjithmonë i gjindshëm 

Nëse një mësues tjetër të kërkon ndihmë, mos ngurro t’ia japësh, pasi një momënt tjetër do të kërkosh ti ndihmë nga ai. 

Merrni diçka nga shtëpia që ju lumturon

Mund të jetë një ushqim i preferuar, një frut, apo një gatim special. Por, mund të jetë edhe një libër që jeni duke e lexuar dhe në këtë mënyrë shfrytëzoni minutat e pushimit apo orët boshe. Pra, diçka që ju motivon.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:me profesioninte lumturzakone
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një rregull i vetëm se si mund të jeni produktiv në jetë
Next Article Shmangia e nervozizmit në mësimdhënie, kyçi i suksesit në punën tuaj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?