Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Tri poezi dashurie nga mësuesi Selim Tahiri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Tri poezi dashurie nga mësuesi Selim Tahiri

portalishkollor
Last updated: February 14, 2023 1:23 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Përveçse një mësues profesionist, Selim Tahiri nga Kosova ka pasion të shkruaj edhe poezi. Në kuadër të ditës së të dashuruarve ai ndan me ne tri poezi, të cilat i ka shkruar që në moshën e rinisë.

Në sytë e tu

Në sytë e tu:

i harroi ngjyrat ylberi

Në sytë e tu,

lëshon rreze dielli

Në sytë e tu

la një copë qielli.

Në sytë e tu

rrjedhë kroi i kulluar

Në sytë e tu

dashuria rri zgjuar

Në sytë e tu

shndrit hëna me yje

Në sytë e tu

fryn një fllad magjie.

Në sytë e tu

pranvera në blerim

Në sytë e tu;

Një shigjetë,

rëndë e plagosi shpirtin tim.

Nesër

Sonte tërë natën zgjuar do të rri

E llambën në mur ndezur do ta mbaj

Do të vështroj hënën si lëshon flori

Në kopsht jargavanit erën do t’ia marr.

Mbi fletë të bardhë ca rreshta do t’i shkruaj

Do t’i zbres yjet të thurë një gjerdan

Se nesër agimi do më gjejë të zgjuar 

E vesës së mëngjesit do t’i ulem pranë.

Nesër, kur dielli mbi kodër do të dalë

Unë do të marr udhë fushës me blerim

Në krojet ujë akull faqet do t’i laj

Po po, nesër, do të vijë në t’tëndin përqafim. 

Rrugën kur kalove

Të pash sot, e bukur moj, rrugën kur kalove,

Dielli ishte skuqur n’perëndim.

Me ata sy të kaltër vështrimin ma hodhe

Pastaj u largove, vrave shpirtin tim.

Me lëng floriri fytyra jote e praruar,

Trëndafile e çelur, veç për ty mendoj,

Zemrën e kam prush e jam duke kënduar,

Por lotët më rrjedhin se shumë të dashuroj.

Shtojzovalle e bukur, dua të t’i them dy fjalë,

Se ti u bëre mbretëreshë e ëndrrave të mia.

Ndoshta ti do të thuash, “Je çmendur more djalë?”

Jo! I çmendur nuk jam unë! E çmendur është dashuria…

Poezi nga Selim Tahiri

profesori i gjuhës shqipe në shkollën profesionale Abdyl Ramaj, në Suharekë 

 © Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Aty për ju”, fushata e veçantë e studentëve të “Bedër” për të ndihmuar nëna kryefamiljare në vështirësi ekonomike
Next Article Ideohet ABC-ja me përdorimin e 20 mijë tapave, në simbol të mbrojtjes së lumit Ishëm nga plastika
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?