Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Organizimi i veçantë i nxënësve të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Pejë, për realizimin e Festës së Abetares
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Organizimi i veçantë i nxënësve të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Pejë, për realizimin e Festës së Abetares

portalishkollor
Last updated: June 22, 2020 12:36 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesja Valbone Bakraçi, e shkollës ”Lidhja e Prizrenit”, Pejë, arriti të realizonte një festë abetareje të veçantë, duke përfshirë disa institucione njëkohësisht, për t’i falenderuar dhe për të shprehur mirënjohje ndaj tyre. Ju ftojmë ta ndiqni!

Pas një kohe të gjatë izolimi, u bë e mundur lëvizja e lirë e qytetarëve, brenda normave dhe kufizimeve të caktuara. Pikërisht në këtë moment, mësuesja Valbone Bakraçi, e shkollës ”Lidhja e Prizrenit”, Pejë, mendoi të realizonte një aktivitet ndryshe, duke përfshirë disa institucione njëkohësisht, për t’i falenderuar dhe për të shprehur mirënjohje ndaj tyre. 

Aktiviteti mban titullin “Çdo fillim ka një mbarim”, sepse pas çdo të keqeje vjen një e mirë. Fëmijët kishin kohë pa e takuar njëri-tjetrin dhe falë këtij aktiviteti me grupe prej pesë apo gjashtë nxënësish, ata arritën të bashkohehsin sërish dhe të realizonin një kujtim të bukur. Mësuesja ua ka shpjeguar me kujdes situatën, duke i motivuar, me shpresën se ditë më të mira do të vijnë dhe ata do të kenë mundësi të rikthehen sërish në bangat e shkollës. 

Mësuesja na rrëfen se disponimi i nxënësvë ishte maksimal, ashtu si emocionet e tyre të papërshkrueshme, të cilat paqyroheshin më së miri përmes buzëqeshjes së ëmbël të secilit. Takimi me mësuesen dhe shokët e shoqet e klasës i bënin të fluturonin nga gëzimi.

Përmes këtij organizimi dhe një skenari të kopsitur mjaft kujdesshëm nga mësuesja, nxënësit e vegjël shpërndanë mesazhe kuptimplota, pasi përfshihen elementë si familja, shoqëria, dashuria dhe respekti për të tjerët, libri, virtyti, synimet e jetës, etj. 

Veçantia e këtij organizimi qëndronte te përfshirja e policëve dhe mjekëve. Ata pranuan me kënaqësi ftesën e mësueses dhe nxënësve. Një hapësirë e tërë, dedikuar heronjve të heshtur të kohës së pandemisë, të cilët sakrifikuan shëndetin dhe familjet e tyre, për një të mirë të përbashkët. Ky gjest human, ishte thelbi i këtij aktiviteti. Fëmijët, duke ndjerë mirënjohje, i falenderuan për punën e bërë. 

Në një periudhë kufizimesh ku secili ndihet si një “zog në kafaz”, e kupton më mirë rëndësinë e lirisë. Ky ishte dhe mesazhi i pjesës së fundit, përcjellë nga nxënësit. Ata u çliruan nga kafazet e tyre, drejt një bote të lirë, duke na bërë me dije se liria është një privilegj dhe një e drejtë në të njejtën kohë. 

Ju ftojmë të ndiqni këtë aktivitet përmes videos së mëposhtme. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:festa e abetareslidhj e prizrenitpeje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Portali i mësuesit, lista e kandidatëve në profilin e Matematikës
Next Article Ministrja Shahini: “Pas vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?