Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shkolla Shqipe Zvicër/ Hapet edhe pika shkollore në Laufen të Kantonit të Basellandit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Shkolla Shqipe Zvicër/ Hapet edhe pika shkollore në Laufen të Kantonit të Basellandit

portalishkollor
Last updated: February 2, 2023 12:09 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nuk ka gjë më të bukur se kur në kuadrin e Pavarësisë së Kosovës festohet hapja e një pike shkollore. Siç ndodhi më 15 shkurt 2023 në Laufen të Kantonit të Basellandit.

“Shkolla Shqipe” në Zvicër është bërë sinonim i suksesit, kryefjalë e përpjekjeve në rrugëtimin kombëtar, sa më shumë shkolla, aq më shumë nxënës dhe mësues në orët mësimore të gjuhës dhe kulturës kombëtare. A ka gëzim më të madh se në kuadër të festës së Pavarësisë së Kosovës të hapet një pikë shkollore, e cila bënë bashkë fëmijët shqiptarë nga të gjitha trojet, të cilët me familjet e tyre jetojnë në Laufen të kantonit të Basellandit. 

E mërkura e datës 15 shkurt 2023 solli buzëqeshje në fytyrat e këtyre vogëlushëve të cilët të lumtur, të gëzuar u ulën në bankat shkollore të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, duke e rritë jo vetëm numrin e nxënësve por edhe duke u përkushtuar, që sa më mirë ta mësojnë gjuhën amtare. Çdo gjuhë është vlerë e shtuar por gjuhën e nënës nuk e zëvendëson gjë.  Ajo ka kuptim ndryshe, ka domethënie tjetër, prandaj është obligim moral dhe kombëtar i prindërve që të kujdesen në këtë drejtim më shumë për fëmijët e tyre. 

Edhe pse klasa ku zhvillohej mësimi, ishte një klasë evjetër ajo u zbukurua nga fëmijët shqiptarë, të cilët me buzëqeshjen e tyre herë shikonin librat dhe herë mësuesenduke dhënë një shenjë se ishin të gatshëm të fillojnë betejën e madhe me shkronjat e shqipes. Edhe mësuesja me vështrimin, me gatishmërinë e saj, dukej se po i thoshte, që së bashku në këtë rrugëtim do të dalin faqebardhë. Dhe këtë gëzim e përjetuam edhe ne që ishim prezent në klasën e shkollës shqipe në Laufen. Gëzimi ishte i pa përshkruar nga të gjithë, por edhe nga prindërit të cilët i shoqëronin fëmijët e tyre deri te dera e shkollës.

Edhe pse ditë shkurti, dielli kishte pushtuar këtë qytezë, një diell që ngrohte zemrat e nxënësve që kishin përqafuar me aq dashuri librin e gjuhës shqipe. Nora, Ayani, Isaku, Aulona, Lijana, Suad, Hana, Tara, Era, Edioni, Meriem, Melek, Jon, Aylin, Hira, Selma e shikonin mësuesen me një gëzim të veçantë sepse për ta dhe bashkëmoshatarët e tyre kishte filluar një ditë e re, një ditë ku ata do të mësoninedhe gjuhën shqipe.

Një angazhim në shërbim të arsimit shqip, në shërbim të shkollës shqipe, koordinatori i “Shkollës shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, së bashku me mësuesen Taibe Meha dhe nxënësit e shkollës shqipe në Laufen, të lumtur me librat në dorë. 

Dhe fare në fund duke ju dëshiruar nxënësve dhe mësueses suksese pafund urojmë dhe apelojmë te të gjithë bashkatdhetarët që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe. 

“Shkolla Shqipe” – Zvicër 

Sektori për informim

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Platforma digjitale SMIP, tani prindërit mund të informohen rreth fëmijëve të tyre në kohë reale
Next Article Psikologia Muçaj: Sot mësuesit më shumë plotësojnë letra sesa merren me nxënësit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?