Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shkolla Shqipe në Zvicër/ Festë madhështore në Cham të Kantonit të Zug-ut
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Shkolla Shqipe në Zvicër/ Festë madhështore në Cham të Kantonit të Zug-ut

portalishkollor
Last updated: March 7, 2023 8:49 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në sallën e qytetit Cham të Kantonit të Zug-ut, nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër prezantuan një program të larmishëm shkollor. Këngët dhe recitimet e tyre ua kushtuan mësuesve, atyre të cilët historikisht bartën mbi supe sfidat e kohës në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Të dielën, me datën 5 Mars 2023, në sallën e qytetit Cham të Kantonit të Zug-ut, nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër prezantuan një program të larmishëm shkollor. Programi ishte i ndarë në tri pjesë, në pjesën e parë përkujtuan “Epopenë e Jasharajve”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë më te re kombëtare, në pjesën e dytë këngët dhe recitimet e tyre ua kushtuan mësuesve, atyre të cilët historikisht bartën mbi supe sfidat e kohës në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare dhe në pjesën e tretë kënduan dhe recituan për Nënën, simbolin e gruas shqiptare, e cila në vazhdimësi mbeti dhe është simbol i edukimit kombëtar. Në mesin e nxënësve dhe mësuesve të përkushtuara, të cilat kishin përgatitur edhe programin shkollor: Lumnije Klinaku – Neziri, Qefsere Sejdiu, Minire Azemi, Asime Veliu, Ardita Abazi, ishin dhe morën fjalën e rastit duke përgëzuar mësuesit për punën e tyre në shërbim të shpërndarjes së dritës së diturisë në gjuhën shqipe në Zvicër,  z. Ilir Gjoni, Ambasador i R. së Shqipërisë dhe koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër z. Vaxhid Sejdiu. 

Programin e hapën me himnin e flamuritnxënësit e shkollave shqipe Rotkreuz, Cham, Baar dhe Inwil të Kantonit të Zug-utdhe, pastaj nxënësit e “Shkollës Shqipe” në Baar, Hamëz Haxhia e Ardion Elezaj, nga “Shkolla “Shqipe” – Vevey, recituan vargje për heroin Adem Jasharin,duke e përmbyllë pjesën e parë  me nxënësit e shkollës shqipe Neuenhof dhe Spreitenbach të Kantonit të Argaut, të cilët kënduan këngën për Adem Jasharin. 

Vlen të përmendet se salla në Cham, në këtë ditë festive ishte shumë e vogël për t`i zënë të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre të cilët kishin ardhur për të festuar këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar. Mësueset Lumnije Klinaku – Neziri (foli për idenë rreth përmbajtjes së programit) kurse Asime Veliu foli shkurt për rëndësinë e këtyre datave historike. 

Në bazë të programit dukshëm shihej se mësuesit dëshmuan edhe  njëherë për përkushtimin, jo vetëm rreth përgatitjes së nxënësve por edhe për organizimin e manifestimit shkollor. U prezantuan njëri pas tjetrit, herë në mënyrë individuale dhe herë në grupe duke dëshmuar atdhedashurinë ndaj gjuhës, kulturës kombëtare, heronjve, Shqipërisë e Kosovës, shkollës e diturisë, mësuesit e mësueses, Atdheut e trojeve shqiptare… Shkëlqyen në mënyrën më të mirë të mundshme Arion dhe Alina Ramadani, Mirela Kodraj, Lea Kodraj, Olsa Dina, Arjola Dushi, Ardonita Elezi, Enrik Kodraj, Fiona dhe Erda Kaliqi, Erza Haxhia, Eliza Zejneli, duke e përmbyllë pjesën e dytë me nxënësit e shkollës shqipe në Regensdorf të Kantonit të Zyrihut, Arian dhe Rejana Thaqime recitim dhe Eliona Muçajt, e cila këndoi në mënyrë të shkëlqyeshme këngën për nënën, e shoqëruar nga grupi i nxënësve të shkollave shqipe të Kantonit të Zug-ut.  

Dhe në pjesën e tretë, nxënësit e shkollës Shqipe Neuenhof dhe Spreitenbach të Kantonit të Argaut: Alea Halimi, Arnela Halimi, Liara Zuka, Tana Limoni, Arta dhe Rina Morina, Lina dhe Ajla Sulejmani, Melodi Maloku u prezantuan me këngën “Me flamurin në zemër”, kurse Tana Limoni me këngën « Jam shqiponja» dhe nxënësit e shkollës Shqipe në Uster të Kantonit të Zyrihut Gresa dhe Gentonis Shala me këngën “Kuq e zi janë ngjyrat tona”, të cilët  dëshmuan edhe njëherë se skena është për ta. 

Dhe në fund, grupi i vajzave e përmbyllën programin me vallet “Ciu, ciu o mor zog i vogël” dhe me vallen e Tropojës, duke i ftuar të gjithë në valle në këtë ditë festive. 

Një mirënjohje e madhe shkon për të gjithë prindërit, në veçanti Këshillin e Prindërve të Kantonit të Zug-ut, të cilët kishin organizuar një kuzhinë të plotë shqiptare, pothuajse nga të gjitha specialitet dhe për të gjithë të pranishmit. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Xhuliana Murati, mësuesja e ekselencës dhe e pasionit për librat
Next Article Evans Drishti: Dëshironi një model? Modeli më i mirë jeni ju vetë…
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?