Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Shkollë me vizionet e së ardhmes” nga Andon Andoni
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

“Shkollë me vizionet e së ardhmes” nga Andon Andoni

portalishkollor
Last updated: March 8, 2023 8:43 am
portalishkollor
Share
SHARE

Veprimtaria madhështore në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari” Paskuqan, me pjesëmarrjen e 430 nxënësve që përfaqësojnë shtatë kompetencat bazë të kurrikulës shkollore, ishte një event që do mbahet mend gjatë…

Shkollë me vizionet e së ardhmes …

Sepse, me sa duket drejtuesi i saj, Besnik Daci, në krye të shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, Paskuqan, Kamëz është një njeri i tillë; pak i “lodhur” siç thotë vetë, por me një largpamësi në botën e fëmijëve, dhe nxënësve për t’u adhuruar.  Fjalë pak, me një vështrim nën vetullat e trasha, me dy sy të vegjël që i lëvrijnë plot dritë, gazi. 

Ndoqëm një veprimtari në mjediset e shkollës të konceptuar, kaq masivisht, dhe me kaq elemente të një performance moderne saqë, me shkoi mendja se mund të xhelozonte madje edhe koncerte nga me të mëdhatë në kryeqytet.

Kjo veprimtari synonte plot ditë të mëdha te së ardhmes së shoqërisë sonë.

Ndoqëm talentet e matematikës, foli zëri i vogëlushes prezantuese të klasës së pestë. Dhe, jo se nuk gjenin nxënës tek të 9-tat për ta. “Kryer këtë punë”, – thotë Besniku, – “por…këta të se pestës duam të rrisim për të ardhmen”.

Kjo veprimtari madhështore, me pjesëmarrjen e 430 nxënësve që përfaqësojnë shtatë kompetencat bazë të kurrikulës shkollore, është një event që do mbahet mend gjatë, jo vetëm nga mësuesit e shkollës që kanë javë të tëra që me nxënësit e tyre motivojnë, drejtojnë dhe provojnë për të realizuar me të mirën e mundshme në ditën e sotme. Dhe formati i matematikës na mëson se përveç datës 7(Marsi), numri 7 qenka i lidhur dhe me plot dukuri të matematikës dhe shkencës. 

Nuk di të them se çfarë roli dhe peshë kishin në këtë veprimtari prej 2 orësh mësuesit e shkollës dhe disa syresh që udhëhoqën të shtata “kompetencat” e kurrikulës që nga ajo e komunikimi dhe deri tek ajo digjitale, por emra të tillë si Rahime Balla, Lindita Musta, Flamur Pjeternikaj, Marjeta Luzi, përkrah shumë të tjerëve  janë më të lavdëruarit e kësaj veprimtarie.

-E sa për nxënësit, ata janë të gjithë bijtë e mi, -Thotë Besniku,- ja ajo me flokët kaçurrela, tek po vallëzon mes shoqeve të klasës së 4-ër është bash mbesa ime, që më thërret gjysh në shtëpi, dhe drejtor Niku, këtu në shkollë. 

Ja dhe kompetenca qytetari-koncert fillon me këngën e Nenës. E konceptuar kaq bukur, dhe me plot emocion ajo është më shumë se përmbyllje e kësaj veprimtarie edukuese dhe që synon ardhmërinë.

Ajo me shumë se çdo gjë, i bën fëmijët e kësaj shkolle me të shoqërueshëm, me socialë me njëri -tjetrin, i hedh tutje zënkat dhe meritë e adoleshencës, dhe ata me siguri do t’i mbajnë gjatë në memorie sepse i organizojnë dhe i shpalosin përpara nesh me plot vitalitet dhe moshën e rinisë së Shqipërisë që duam të ndërtojmë në të ardhmen.

Nga Andon Andoni

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 136 vite më parë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Sot festohet Dita e Mësuesit, 7 Marsi
Next Article Mësues, faleminderit për çdo copëz shpirti që e ndani me ne!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?