Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 7 Marsi në Romë u festua me hapjen e shkollës shqipe, pjesë e saj edhe “Paketa Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli I”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

7 Marsi në Romë u festua me hapjen e shkollës shqipe, pjesë e saj edhe “Paketa Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli I”

portalishkollor
Last updated: March 10, 2023 8:25 am
portalishkollor
Share
SHARE

Më 7 Mars në Romë u hap shkolla e gjuhës shqipe “Pranë teje”. Shkolla u inaugurua nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla. Fëmijët shqiptar atje do të mësojnë gjuhën e traditat e mëmëdheut përmes “Paketës Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare I”, botuar nga ALBAS dhe Dukagjini.

Në ditën e Festës së Mësuesit është hapur në Romë Shkolla e gjuhës shqipe “Pranë teje”. Shkolla u inaugurua nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla e shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Romë Anila Bitri. 

Në aktivitet morën pjesë dhe deputetët e parlamentit shqiptar Ermonela Felaj e Agron Gjekmarkaj. Shkolla është hapur me kontributin e shoqatës bamirëse shqiptare “Pranë Teje”,  e cila kontribuon të ndihmojë familjet e emigrantët shqiptarë në vështirësi si në Itali ashtu dhe në Shqipëri. Të pranishëm në ceremoni ishin nxënës, studentë, të rinj e familje shqiptare që jetojnë në Itali.

Nxënës e studentë recituan poezi të poeteve shqiptarë. Aktualisht në Itali janë ngritur rreth 60 shkolla të gjuhës shqipe e Ambasada shqiptare në Rome kontribuon në furnizimin e tyre me libra mësimorë në gjuhën shqipe, mes të cilëve është edhe “Paketa Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare I”, botuar nga ALBAS. 

Ky botim vjen nga bashkëpunimi i dy shtëpive botuese, ndër më të njohura në trevat shqiptare, ALBAS dhe DUKAGJINI. 

Paketa Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli 1 është hartuar në përputhje me Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shqipëri, dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Kosovë. Në këtë paketë do të gjeni: librin e nxënësit, fletoren e punës, fjalor me figura dhe një përmbledhje me pjesë të zgjedhura (Shko dallëndyshe).

Teksti është ndërtuar në tri pjesë, që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II dhe III, të cilat në tekstin e nxënësit/es emërtohen: shkalla 1, shkalla 2, shkalla 3. 

Secila nga këto pjesë ka strukturën e vet, ku është mbajtur parasysh tematika dhe rezultatet e të nxënit për secilën klasë. Në hartimin e tyre është respektuar rritja graduale e shkallës së vështirësisë si në përmbajtje, ashtu edhe në sasinë e materialit.

Postimi i plotë i kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla 

“Një koincidencë e bukur: vizita zyrtare në Romë përkon me 7 Marsin dhe çeljen e shkollës shqipe në këtë qytet, me mbështetjen e Shoqatës “Pranë Teje” (Vicino a Te). 

Përgëzime  themeluesit dhe Presidentit të Shoqatës “Pranë Teje”, z. Edmond Ndoj, për këtë nismë, e cila i shton një klasë më shumë rreth 90 shkollave të gjuhës shqipe në Itali.

Përgëzime të rinjve shqiptarë, të rritur e të shkolluar në Itali, për kontributin e tyre në funksionimin e shkollave në gjuhën shqipe.

Identiteti e vlerat kombëtare nuk ruhen e konsolidohen vetëm në mënyrë emocionale, nëpërmjet mallit, dashurisë e nostalgjisë, por edhe në mënyrë racionale, nëpërmjet mësimit dhe ushtrimit të tyre.

Suksese shkollës”. 

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Imazh i diturisë”, poezi për mësuesit nga Gëzim Dalliu
Next Article Këshilli i Ministrave miraton disa shtesa në ligjin për Arsimin Parauniversitar, Kushi: Jemi konsultuar me të gjithë aktorët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?