Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Studiuesja Ledia Dushku publikon mesazhin e të birit maturant: Jam krenare për ty!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Studiuesja Ledia Dushku publikon mesazhin e të birit maturant: Jam krenare për ty!

portalishkollor
Last updated: June 12, 2020 2:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Nota është vetëm një numër, por dita e sotme një kujtim që dua ta fshij nga kujtesa”- kështu ka shkruar maturanti Kristi Dushku fill pas dhënies së provimit të detyruar në lëndën gjuhë-letërsi. Këtë mesazh e ka bërë publik mamaja e tij, studiuesja Ledia Dushku duke u shprehur se është krenare për të.

Ditën e djeshme ka pasur reagime të shumta nga maturantët sa i takon testit të provimit të gjuhë-letërsisë, duke e quajtur atë abstrakt dhe jo korrekt për nga ana e hartimit të pyetjeve dhe alternativave, ndërkohë që ata kanë hasur vështirësi edhe për gjetjen e përgjigjeve në libra. Ndër këto reagime spikaste edhe mesazhi i të riut Krisi Dushku, i cili në një status në Facebook është shprehur se “Nota është vetëm një numër, por dita e sotme një kujtim që dua ta fshij nga kujtesa”. Mesazhin e këtij maturanti e ka bërë publikë vetë mamaja e tij, studiuesja Ledia Dushku. 

Postimi i plotë nga Kristi Dushku

Jam një nxënës maturant në Republikën e Shqipërisë. Si unë dhe shumë bashkëmoshatar të mi sot zhvilluam provimin e maturës në Gjuhë shqipe dhe Letërsi. Më kujtohet vetja duke biseduar plotë gëzim me shokët e mi në oborrin e shkollës para provimit. Ishim besimplotë se do të dilnim kokëlartë nga ky provim. Sapo mora fletën e i hodha një sy, një ndjesi e zymtë më përfshiu: pash diçka që se kisha punuar më parë. Mu kujtua modeli i QSHA-së, një test “provë” nga i cili supozohej të ndërtohej testi, por jo ky test, ishte komplet ndryshe. Pyetjet mu dukën shumë abstrakte, alternativat tejet të përafërta. Zgjedhja e tyre kërkonte një përqendrim të lartë. Por a mund të jemi ne, në rendimentin maksimal pas tërmetit, pas pandemisë? Besoj se jo…

Gjatë punimit të tezës, mu kujtuan fjalët e prindërve të mi, fjalët e mësueseve të mia, që gjithmonë më thoshin të mos dorëzohesha kurrë. Dhe unë ja dola, i bëra të gjitha, por nuk mora kënaqësinë që doja. 

Më mërziti paaftësia e hartuesve të testit dhe mbi të gjitha mungesa e mirëkuptimit prej tyre të situatës sonë. Kjo e sotmja ishte një nëpërkëmbje e punës sonë dhe mësuesve tanë. Nuk do t’i harroj fytyrat e bashkëmoshatarëve të mi pas provimit. 

Një zhgënjim të cilin s’do ta harrojmë kurrë. Nota është vetëm një numër por, kjo ditë një kujtim që dua ta fshij nga kujtesa. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:krenare per tykristi dushkuledia dushku
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Provimi i gjuhë-letërsisë, maturantët shprehen të zhgënjyer: Teza ishte absurde, hodhi poshtë mundin tonë
Next Article Pedagogia Teuta Toska: Disa nga pasaktësitë stilistikore të testit të gjuhë-letërsisë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?