Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Kush?” dhe “cili?”, pak ndihmë për maturantët, që janë në kohë provimesh
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Kush?” dhe “cili?”, pak ndihmë për maturantët, që janë në kohë provimesh

portalishkollor
Last updated: June 4, 2020 8:37 am
portalishkollor
Share
SHARE

Me anë të përemrave pyetës “kush?” dhe “cili?” ne pyesim për frymorë e sende, për sasinë, rreshtin, përkatësinë a tiparet e tyre. Por shumë herë na ndodh t’i hasim apo t’i shkruajmë gabim, duke përdorur njërin në vend të tjetrit. Edhe për këtë çështje gramatika e gjuhës shqipe e ka një përgjigje.

“Kush?” dhe “cili?”

Si t’i përdorim saktë këta dy përemra pyetës?

Kur duhet të përdorim përemrin pyetës “Kush” dhe kur “Cili”?

Me anë të përemrave pyetës “kush?” dhe “cili?” ne pyesim për frymorë e sende, për sasinë, rreshtin, përkatësinë a tiparet e tyre. Por shumë herë na ndodh t’i hasim apo edhe t’i shkruajmë e përdorim vetë gabim, duke përdorur njërin në vend të tjetrit. Edhe për këtë çështje gramatika e gjuhës shqipe e ka një përgjigje.  

I) Përemri pyetës “kush?” ka një kuptim shumë të pacaktuar se  përemri “Cili?” dhe përdoret vetëm për njerëz, pra kur pyesim për frymorë.  

– Kush të shoqëroi në shkollë? Kush është? Kush të tha? Kush e bëri?

– Kush do të emërohet në vend të tij? Kush e pa? E pe kush erdhi? Kush ishte?  

KUJDES! Ky përemër pyetës nuk përdoret: 

a) kur shoqërohet drejtpërdrejt nga emri: P.sh.: Kush nxënës mungon sot? Në këtë rast përdoret përemri “cili”: Cili nxënës mungon sot?

b) Kur pyesim për dy ose më shumë frymorë: Kush erdhën? Edhe në këtë rast përdoret përemri “cili”: Cilët erdhën?

II) Përemrin pyetës “cili?” zakonisht përdoret për të pyetur për sende. /Cili libër të pëlqen më shumë? Cilin fustan zgjodhe në dyqan?/ –  Por, siç thamë më lart, ka raste që ky përemër zëvendëson përemrin pyetës “kush?” dhe përdoret për të pyetur edhe për frymorë kur:

a) pyesim për dy ose shumë frymorë, pra për shumë frymorë, njerëz:  Cilët erdhën? 

b) kur përemri pyetës “kush?” ndiqet drejtpërdrejt nga emri:  Cila vajzë e tha këtë? 

c) kur duam të përcaktojmë, konkretizojmë, saktësojmë ose veçojmë një frymor nga grupi ku ai bën pjesë: Cili prej tyre ta tha këtë gjë? 

PRA, KUJDES! Kur pyesni për një send, për dy ose më shumë frymorë ose kur përemri pyetës “kush?” ndiqet drejtpërdrejt nga emri, mos përdorni kurrë përemrin pyetës “kush?”, por “cili/cila, cilët?”!

Sevi (Lami) Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:cili?drejtshkrimkush?sevi lami agolli
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Denata Toçe: Si të mësojmë fëmijët të mbrohen nga abuzimi seksual
Next Article Një përgjigje për Mimi Kodhelin, Alketa Ipeku: Unë jam mësuese, nuk jam TI!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?