Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shahini: më 18 maj hapet shkolla vetëm për maturantët, për të tjerët vazhdon mësimi online
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Shahini: më 18 maj hapet shkolla vetëm për maturantët, për të tjerët vazhdon mësimi online

portalishkollor
Last updated: April 28, 2020 2:14 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka deklaruar se provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Ndërkohë provimet e klasave të pesta dhe të nënta do të anulohen.

Më në fund nga Ministria e Arsimit kanë dalë plane të detajuara për mbylljen e vitit shkollor 2019-2020. 

Në një komunikim të drejtpërdrejtë ministrja Besa Shahini ka deklaruar se “për shkak të provimit të maturës për maturantët, kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12-të për një periudhë 3 javore nga 18 maj deri në 5 qershor, ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online”.

Por mësimi online do të vazhdojë për pjesën tjetër të nxënësve, ndërsa provimet klasave të 5-ta dhe të 9-ta do të anulohen. Në dy javët e qershorit do të bëhet mbyllja e vlerësimeve të nxënësve.

Ministrja Shahini ka dhënë edhe detaje të tjera për mënyrën se si do ta zhvillojnë maturantët mësimin dhe provimet. Kështu, në një klasë do të ketë vetëm 15 nxënës, ndërsa do të respektohet distanca 1.5 metra. Si orë mësimore, maturanët do të zhvillojën vetëm lëndët që kanë provim. 

Në fund ministrja Shahini ka falënderuar mësuesit, prindërit por edhe nxënësit për rregullat që kanë respektuar dhe për udhëzimet e dala nga dikasteri i saj. 

Më poshtë pikat më të rëndësishme të deklaratës së plotë të ministres Shahini mbi provimet e maturës dhe mbylljen e vitit shkollor 2019-2020.

• Shkollat do të hapen vetëm për maturantët nga periudha 18 maj deri me 5 qershor, nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social;

• Provimet e Maturës Shtetërore do të mbahen mes datave 8-18 qershor, më të reduktuara dhe sipas plan-programeve të reja;

• Nga data 4 maj e në vijim maturantët do të përqëndrohen në zhvillimin e temave që do të përfshihen në provimin e maturës;

• Masat e marra dhe afatet kohore nuk do të ndikojnë në aplikimet dhe regjistrimet në universitet si brenda po ashtu edhe jashtë vendit;

• Provimet e klasave të 5-ta dhe 9-ta nuk do të zhvillohen;

• Mësimi online vijon deri më 29 maj, më pas, në dy javët e para të qershorit do të mbyllen vlerësimet e fundvitit.

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:besa shahinimesimi online
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Tema orientuese për maturën shtetërore, lënda Psikologji 12 me zgjedhje
Next Article Procesi i ushqyerjes dhe rutina e prishur e fëmijëve gjatë COVID-19
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?