Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Unë dhe dita ime!”…shkëputur nga ditari i një mësueseje
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Unë dhe dita ime!”…shkëputur nga ditari i një mësueseje

portalishkollor
Last updated: April 10, 2020 1:50 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në kohën e COVID 19 jetesa e të gjithëve ne ka ndryshuar. Këtë herë kemi shkëputur një ditë nga ditari i mësueses Etleva Qorri, teksa aty tregohen të pazakontat e një dite tashmë të zakontë në karantinë…

E pazakonta, e ditës time të zakonshme, në këtë periudhë karantinimi është se nuk e them më atë “Mirëmëngjesi”, që më buronte nga thellësia e shpirtit. 

Por e them si puna e Sandrit, te pallati 176 “gjes, gjes”, thua e kam marrë borxh! Një fjalë e urtë popullore thotë: “Dielli, duket që në mëngjes”. Në këto ditë karantine, mëngjesi fillon i trishtë, i zymtë, pa motiv. Me filxhanin e kafesë në dorë, ndizet televizori, PC, Smartphone në dorë, fillon dita…

Ora 10:00 ose pak më herët “beep” sinjali i telefonit… mesazh te grupi shkollës, linku i mësimit në televizion. Ups, kujtohem, nuk është e diel, por ditë jave, starton dita me përgatitjen ditore, sepse lepurushat presin me padurim dhe kështu, truri nis të përpunojë informacionin, i cili do të shkojë te lepurushat e mi. Mësimi online, po na s’provon, na lodh psikologjikisht, por gjithashtu na bëri të zbulojmë disa aftësi, që i kishim të fshehura në skutat e errëta të trurit tonë. Mirë, jo keq! Si thoni? Të punosh me fëmijët (lepurushat), është art, përgjegjësi maksimale, dashuri, sepse vetë misioni ynë është të përçojmë dashuri dhe dije. Hyjnore, por e pashpërblyer!

Pasi fëmijët kanë marrë temat mësimore ditore, fillojnë punën, kurse unë, kontrollin e njohurive të dhëna një ditë më parë. Pas 60 minutash ose diçka më shumë, buçet telefoni nga sms e nxënësve në WhatsApp. Fillon dorëzimi i detyrave të dhëna më parë. Sigurisht, ka mësime që bëhen me video call, por jo të shpeshta, të jemi të sinqertë…

Dhe unë filloj kontrollin e tyre një për një, për të parë sa e kanë kuptuar temën e dhënë. Të kuptohemi, kontrolli bëhet nga ekrani Smartphone. Domethënë, do të hapësh mirë sytë, do të zmadhosh ekranin smartphone që të shohësh qartë detyrat. Unë kam pak nxënës, po një mësues/e që ka 40, 38 ….? Nuk mund t’a imagjinoj! Kjo proçedurë, vazhdon disa orë, kur papritur sheh që dita po largohet dhe vendin po ja zë nata. Fërkoj sytë, i freskoj me ujë të freskët dhe mundohem t’i mbaj të mbyllur për disa sekonda. 

Mos të harrojmë, që kemi edhe detyrime familjare si, pastrimi i shtëpisë, gatimi, larja e enëve, rrobat që duan kujdesin e tyre, larje, hekurosje…

Po do bësh edhe ndonjë pazar të vogël te dyqanet e lagjes, se të duhet energji. Dhe kështu papritur, me gjithë këtë ngarkesë ditore, ti sheh që nata ka zbritur në qiellin e pafund…

Etleva Qorri, mësuese shkolla “Murat Toptani”, Tiranë

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:covid 19ditaretleva qorrimesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Leksion 2, letërsia shqipe dhe veçoritë e saj (përsëritje 2)
Next Article Mësimi në distancë: Kur do të duartrokasim mësuesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?