Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përdorimi i gabuar i përemrit të pacaktuar dhe pjesëzës “seç”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Përdorimi i gabuar i përemrit të pacaktuar dhe pjesëzës “seç”

portalishkollor
Last updated: April 6, 2020 10:15 am
portalishkollor
Share
SHARE

Nuk është hera e parë që më bie në sy përdorimi jo i duhur i kësaj fjale, ndaj vendosa ta trajtoj këtë çështje duke mos u ndalur vetëm te fjalia që lexova në një libër. Me një kërkim të shpejtë në Google, gjeta edhe shumë shembuj të përdorur gabimisht.

Isha duke lexuar njërin nga klasikët botërorë të përkthyer në shqip kur vura re se në një fjali është përdorur gabimisht fjala “seç”. Meqenëse m’u kujtua se nuk është hera e parë që më bie në sy përdorimi jo i duhur i kësaj fjale, vendosa ta trajtoj këtë çështje duke mos u ndalur vetëm te fjalia që lexova në atë libër. Me një kërkim të shpejtë në Google, gjeta edhe shumë shembuj në të cilët përdorej gabimisht kjo fjalë, megjithatë përzgjodha vetëm tri fjali.

Fjalia në librin që po lexoja:

“Njëra nga gjetjet më të mençura të pronarit të madh të karrocave me qira kishte qenë se e kishte kuptuar fluturimthi se amerikanët duan t’ia mbathin nga vendet e argëtimit edhe më shpejt seç duan të vijnë në to”. 

Shembuj nga disa portale: 

– “Nga ana tjetër ankthi ju bën të ndjeni përgjegjësi mbi gjërat më shumë seç duhet duke ushtruan presion mbi ju.”

– “Çdo rast i dhunës ndaj fëmijëve është një rast më shumë seç duhet.”

– “Çfarë i ndodh trupit nëse flemë më shumë seç duhet?”

Nëse bazohemi në “Fjalorin e gjuhës shqipe”, për fjalën “seç” jepen dy shpjegime:

  1. Së pari thuhet se “seç” është përemër i pacaktuar, i cili tregon diçka të pacaktuar ose të panjohur. Për shembull: seç mori vesh, aty seç kishte. 
  2. Së dyti thuhet se “seç” përdoret edhe si pjesëz për të theksuar kënaqësinë, gëzimin, habinë etj. ose për të rritur shprehësinë: seç këndon bilbili, seç u nxi e seç u err. 

Po të marrim parasysh këto dy shpjegime, vërejmë se në fjalitë e përmendura në këtë shkrim fjala “seç” është përdorur gabimisht në vend të lidhëzës “sesa”, e cila lidh një fjali krahasore me fjalinë drejtuese ose me gjymtyrën e dytë të një krahasimi. Pra, duhet të jetë:

– “…. amerikanët duan t’ia mbathin nga vendet e argëtimit edhe më shpejt sesa duan të vijnë në to.”

– “Nga ana tjetër, ankthi ju bën të ndieni përgjegjësi mbi gjërat më shumë sesa duhet duke ushtruar presion mbi ju.”

– “Çdo rast i dhunës ndaj fëmijëve është një rast më shumë sesa duhet.”

– “Çfarë i ndodh trupit nëse flemë më shumë sesa duhet?”

Medina Mehmeti

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gabimpermersec
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gjuhë shqipe 9, tema mësimore “Kryefjala”
Next Article Thuaji faleminderit mësuesit!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?