Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Coronavirusi në sytë e fëmijëve, përrallëza jonë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Coronavirusi në sytë e fëmijëve, përrallëza jonë

portalishkollor
Last updated: March 27, 2020 1:00 pm
portalishkollor
Share
Coronavirus poster design with children wearing mask illustration
SHARE

Msc. Pranvera Paplekaj (Martinaj), psikologe, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë sesi t’ua prezantojë Coronavirusin fëmijëve. Ja përrallëza e përgatitur nga ajo.

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE

-Përrallëza jonë-

(E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën e tyre)

– O mami, çfarë është Coronavirusi? – Çfarë pune bën ky? – Çfarë ndodh në se coronavirusi zbulon njerëz që nuk mbajnë higjenën? – Pse nuk kanë ardhur gjyshërit tek ne, po ne përse nuk ikim tek gjyshërit? – Pse xhaxhi doktori dhe xhaxhi Edi po thonë gjithë kohës në TV që duhet të rrimë vetëm brenda? -Pse po rrimë kaq shumë në shtëpi pa shkuar në kopësht,shkolle? – Përse nuk shkoni më në punë? – Kur do ikë Coronavirusi nga ne, a vonon edhe shumë?)

Na ishte një herë një mikrob, që emrin e kishte goxha të bukur. Ai quhej Coronavirus. Një ditë, natyra vendosi ta dërgojë në punë në disa shtete për të kontrolluar të gjithë njerëzit nëse ata e mbajnë higjenën e tyre personale ose jo. Nëse ata nuk e mbajnë, do t’i sjellësh tek unë dhe do jetojnë me mua aq ditë sa ata të mësojnë rregullat e higjenës. Natyra i kishte thënë Coronavirusit që të kontrollonte sidomos gjyshërit, sepse ata janë të vjetër në moshe dhe mund të jenë dhe të vetmuar, sepse fëmijët e tyre kanë shkuar larg për të punuar dhe ata janë vetëm, mërzitën dhe harrojnë të lajnë duart shpesh dhe fëmijët, pasi edhe ata janë të vegjël dhe gjithashtu mund të harrojnë. 

Natyra e kishte porositur Coronavirusin që, kur të shkosh në një shtet, mënyra e duhur për të kontrolluar mirë të gjithë njerëzit është që ti të qëndrosh kudo në lëvizje, por pa u parë nga të tjerët, në ambientet jashtë sidomos, komuniko me xhaxhi doktorët dhe kryeministrat e vendeve që njerëzit  t’i këshillojnë  të rrinë  brenda dhe të zbatojnë ca rregulla. Për sa kohë ti do bësh kontrollin në një shtet, kërko që asnjë fëmijë të mos shkojë në shkollë, pasi në shkollë ka shumë fëmijë dhe mund të ketë nga ata që harrojnë të lajnë duart, dhëmbët, trupin, të veshin rrobat e pastra etj, si pasojë prej këtyre mund që edhe të tjerët të bëjnë si ata, andaj për të qenë të sigurtë të gjithë, duhet të rrinë në distancë. Po ashtu këshilloje kryeministrin që edhe prindërit të mos shkojnë në punë, sepse ata duhet të rrinë në shtëpi të kujdesen për fëmijët e tyre. Nuk duhet të shkojnë as tek gjyshërit, sepse ata ju duan aq shumë, luajnë aq shumë me ju sa që të dy palët mund të harroni të mbani higjenën dhe si pasojë Coronavirusi mundet ta vërejë këtë gjë dhe t’ju ndëshkojë. Në se në një shtet vë re që këto rregulla i zbatojnë të gjithë, mos humb kohë dhe shko e vazhdo punën në një tjetër shtet derisa t’i përfundosh të gjitha shtetet që të kam thënë. 

Unë mendoj dhe kam besim si ti do ta bësh punën aq mire, saqë me vete nuk do më sjellësh asnjë njeri dhe kështu, ata, të pastër në trup dhe të pastër në shpirt, mund të vazhdojnë jetën të lumtur përgjithmonë. 

Msc. Pranvera Paplekaj (Martinaj), Psikologe, Lezhë

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:perralleza jonepranvera paplekaj martinaj
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të angazhoheni dhe të mbështesni fëmijët tuaj të vegjël gjatë periudhës së pandemisë
Next Article Koronavirusi dhe ditari i një mësueseje!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?