Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësim online edhe për studentët, rreth 40 mijë të rinjë po studiojnë nga shtëpia
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mësim online edhe për studentët, rreth 40 mijë të rinjë po studiojnë nga shtëpia

portalishkollor
Last updated: March 25, 2020 12:40 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Prej situatës aktuale, Ministrja e MASR, Besa Shahini ka deklaruar se “40 mijë studentë kanë kaluar tashmë në mësim online”. Ndërkohë, Ministrja Shahini ka nënvizuar se është shumë herët për të marrë një vendim për provimet kombëtare.

Në video-mesazhin e radhës përmes rrjeteve sociale, përpos mbarëvajtjes së deritanishme të mësimit nga shtëpia për nxënësit e sistemit parauniversitar, Ministrja Besa Shahini ka dhënë edhe një lajm që vjen nga universitetet: 

“40 mijë studentë tashmë kanë kaluar në mësim online. Janë mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në mësim online”, nënvizon ajo ndërsa shprehet se: “Pedagogët po punojnë jo vetëm duke përdorur email-in apo rrjetet sociale, por edhe platformat e ndryshme që janë në dispozicion falas. Është Zoom, Google Classroom, EZtalks – janë disa nga platformat që po krijojnë edhe klasën virtuale, ku pedagogu mund të bëjë edhe biseda me studentët e vet dhe e riprodhon formatin e një klase të zakonshme”. 

Sakaq, Ministrja Shahini u jep përgjigje edhe pyetjeve të ardhura nga maturantët dhe nga nxënësit e klasave të nënta për sa i përket provimeve kombëtare: 

“Dua të nënvizoj edhe njëherë se është shumë herët të marrim një vendim për provimet kombëtare se kur do të mbahen, nëse duhet të shtyhen, në çfarë formati do të zbatohen etj. Unë ende po shpresoj që ne do të kthehemi në bankat shkollore me 6 prill siç kemi planifikuar. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të marrim një vendim në lidhje me formatin e provimeve kombëtare, vështirësinë e pyetjeve, si dhe datat kur do të mbahen. Duke marrë parasysh që jemi të përkushtuar që ta mbyllim këtë vit akademik, duhet gjithsesi të planifikojmë dhe të synojmë që t’i mbajmë provimet kombëtare sivjet. Ndaj, duke parë se si po zhvillohet situata, ne po bëjmë edhe planet e ndryshme që do t’i zbatojmë pastaj në një moment të dytë kur të dimë edhe nëse do të mbahen provimet kombëtare, kur do të mbahen ato dhe me çfarë niveli të vështirësisë”, ndërsa shprehet gjithashtu se të gjithë duhet të shfrytëzojmë këtë kohë të përgatitemi sa më mirë që është e mundur për provimet kombëtare: “Kemi modele pyetjesh për maturantët, kemi modele pyetjesh për klasën e nëntë të të gjitha lëndëve që mund të bien në këto provime dhe unë ftoj të gjithë nxënësit që të punojnë sa më shumë që është e mundur vetë, por edhe me mësuesit e tyre që të përgatiten për provimet kombëtare”, sqaron ajo.  

Në fund, Ministrja Shahini nuk lë pa adresuar edhe një pyetje (më shumë në formë ankese) të ardhur nga prindër të ndryshëm të cilët thonë se mësuesit po i konfuzojnë nxënësit me platformat e ndryshme që po i përdorin, duke i kaluar një herë nga Google Classroom tek një platformë tjetër, duke punuar vetëm me whatsapp apo përmes rrjeteve të tjera sociale.

“Unë kërkoj nga prindërit që të kenë pak mirëkuptim. Mësuesit tanë kanë bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm. Brenda natës kanë kaluar nga dërrasa e zezë në punë përmes ekraneve të telefonave të tyre celularë apo edhe të laptopëve të tyre. Kështu që, e gjithë kjo punë që është bërë nga ata vetë që të eksplorojnë platformat më të mira që u mundëson atyre të punojnë sa më shumë që është e mundur me fëmijët tuaj e me nxënësit e vet (ose “një me një” ose “në formë klase”), duhet t’i mirëkuptojmë që në këtë fazë ndoshta edhe kanë kaluar nga një platformë tek tjetra. Por, duhet edhe t’i falënderojmë për gjithë punën që po e bëjnë për kapërcimin e madh që kanë bërë ata vetë duke mësuar të përdorin platforma të ndryshme që t’u vijnë në ndihmë atyre nxënësve, si dhe procesit mësimor”, përfundon mesazhin e saj Ministrja Besa Shahini.

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesim onlinestudente
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Testet e tremujorit të dytë, abetare dhe gjuhë shqipe, klasa I dhe II
Next Article Letërsi XII, analizë e veprës “Pallati i ëndrrave”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?