Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kushi-Mogherini, marrëveshje për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kolegjin e Evropës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Aktualitet

Kushi-Mogherini, marrëveshje për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kolegjin e Evropës

portalishkollor
Last updated: February 6, 2025 11:34 am
portalishkollor
Share
SHARE

Sot u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MAS dhe Kolegjit të Evropës për përfaqësimin në Këshillin Administrativ. Firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit u bë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.

Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi me Kolegjin e Evropës për përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin Administrativ.

Firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit u bë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.

Në fjalën e saj Ministrja Kushi falënderoi znj. Mogherini për kontributin që ka dhënë ndër vite dhe mbështetjen e fortë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Sapo kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi i cili i jep mundësi Shqipërisë për të qenë anëtare në Këshillin e Administrimit të Kolegjit të Evropës. Dua ta theksoj, është i pari vend kandidat për BE-në që bëhet pjesë e këtij bordi, e këtij këshilli Administrativ në Kolegjin e Evropës”. 

Kolegji i Evropës është një institucion i Arsimit të lartë, një kolegj prestigjioz, i njohur në të gjithë Evropën për përgatitjen e ekspertëve, specialistë të nivelit të lartë për çështjet evropiane dhe të marrëdhënieve midis vendeve, zgjerimit. 

Marrëveshja e nënshkruar sot dhe vendi që do të ketë Shqipëria në Këshillin e Administrimit të këtij kolegji i hap rrugën një bashkëpunimi të ngushtë jo vetëm midis MAS dhe Kolegjit të Evropës, por edhe universiteteve të tjera shqiptare në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, që është edhe prioriteti bazë i qeverisë shqiptare për sa i takon arsimit të lartë. 

Ministrja shtoi se ambicia finale është që në Shqipëri të ketë një kampus të kolegjit të Evropës për të cilën ne tashmë ka filluar puna për një projekt konkret dhe për ta finalizuar sa më shpejt këtë objektiv. 

Në përmbyllje Kushi tha se një kampus i Kolegjit të Evropës në Shqipëri do të jetë një ndihmë dhe një lajm i mirë për Shqipërinë por edhe për rajonin, sepse këtu nuk do të ketë studentë vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shtetet e tjera të Ballkanit, apo vende të BE-së, pasi kjo është edhe filozofia e Kolegjit të Evropës që kudo të ketë studentë nga vende të ndryshme, të ndajnë bashkë të njëjtën cilësi arsimi.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:evis kushifederica mogherinikolegji i europesmarreveshjamemorandum
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article A ka “konsumim” në mbyllje të këtij viti shkollor? Nga Evans Drishti
Next Article Shkollat që do shërbejnë për numërimin e votave, Ministria e Arsimit detaje mbi ecurinë e mësimdhënies
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?