Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministrja Kushi mesazh të fortë Diasporës nga Torino: Ta mbrojmë me fanatizëm gjuhën shqipe!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
AktualitetDiasporaTë tjera

Ministrja Kushi mesazh të fortë Diasporës nga Torino: Ta mbrojmë me fanatizëm gjuhën shqipe!

portalishkollor
Last updated: February 6, 2025 12:11 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Gjatë fjalës së saj në takimin e titulluar “Letra nga Diaspora”, Ministrja Kushi nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe, duke thënë se një shtet pa gjuhën e tij nuk ka identitet, nuk ka histori, nuk ka as të ardhme, ndaj dhe shqipja duhet mbrojtur dhe mësuar me fanatizëm.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në edicionin e 35-të të Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino dha mesazhe të forta për mbrojtjen e gjuhës shqipe, gjatë një bashkëbisedimi me nxënës dhe mësues nga qytete të ndryshme të Italisë. 

Gjatë fjalës së saj në takimin e titulluar “Letra nga Diaspora”, Ministrja Kushi nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe, duke thënë se një shtet pa gjuhën e tij nuk ka identitet, nuk ka histori, nuk ka as të ardhme, ndaj dhe shqipja duhet mbrojtur dhe mësuar me fanatizëm.

Kushi shprehu mirënjohje për punën e mësuesve të gjuhës shqipe të cilët u japin mësim qindra mijëra fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ajo shtoi se këta mësues kanë zgjedhur këtë profesion humanitar dhe çdo ditë japin kontributin e tyre për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë tek fëmijët dhe të rinjtë në Itali, por jo vetëm.

“Të gjithë jemi krenarë për gjuhen shqipe, një gjuhë e lashtë, e bukur, një gjuhë që përveç se duhet ta ruajmë, duhet ta trashëgojmë brez pas brezi, të bukur e të pastër, ashtu siç na e kanë përcjellë paraardhësit tanë, por duhet edhe vlerat e saj t’ua prezantojmë edhe të tjerëve. Pra jo thjeshtë ta kemi brenda familjeve tona, brenda shtëpisë, brenda Shqipërisë, por të krenohemi me të edhe në vende të tjera,” – theksoi ministrja. 

Ministrja shtoi se: “Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, është gjuhë që mbrohet dhe flitet edhe në vende të tjera, Mali i Zi, Kroaci, në vend të tjera të rajonit, por është një gjithë që mësohet në rreth 400 shkolla në shumë vende të botës, si Itali, Greqi, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanada, Amerikë dhe Australi.”

Gjuha shqipe mësohet edhe në universitete prestigjioze ku ka departamente të gjuhës shqipe, si universiteti i Bolonjës, universiteti i Mynihut dhe universiteti i Harvardit. 

“Pra imagjinoni sa shumë ka ecur përpara. E mësojnë sot 30 mijë shqiptar kudo në botë, përveç Shqipërisë, por ne nuk duhet të kënaqemi me kaq,” – tha Znj.Kushi.

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vrasja e nxënësit në Gramsh/ Reagon mësuesi Artur Rrodhe: Reflektim dhe dhimbje si prind e mësues
Next Article Provimi i licencës 2023, lista e kandidatëve Biologji
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?