Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Profesori nga Misuri këndon për mësimdhënien virtuale nën melodinë e Gloria Gaynor “I Will Survive”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Profesori nga Misuri këndon për mësimdhënien virtuale nën melodinë e Gloria Gaynor “I Will Survive”

portalishkollor
Last updated: March 20, 2020 1:34 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ju sjellim versionin më aktual të këngës “I Will Survive” për të gjithë ju mësues që tashmë punoni “on line”. Teksti përshkruan procesin jo të zakontë të mësimdhënies së Michael Bruening me studentët e tij për shkak të vetë karantinimit nga COVID 19.

Në këto ditë vetizolimi është e domosdoshme që të ruajmë qetësinë dhe të qeshim sa më shumë, të frymëzohemi po ashtu!

Ndaj njihuni me një rast i cili përbën veçanti.

Ju sjellim versionin më aktual të këngës “I Will Survive” (do mbijetoj) për të gjithë ju mësues që tashmë punoni “online”. 

“Versioni Coronavirus për mësuesit on line” e ka titulluar video-coverin e kësaj kënge Michael Bruening, profesor filozofie në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Misuri. 

Duke i qëndruar versionit origjinal të melodisë së  këngës ikonike të Gloria Gaynor, profesori ka krijuar një teks të ri, version i cili deri më tani është parë nga më shumë se 1 milion njerëz. Teksti përshkruan procesin e mësimdhënies on line të Michael Bruening me studentët e tij për shkak të vetë-karantinimit nga COVID 19.

Teksti i këngës në shqip 

Në fillim kisha frikë, kisha dhe tmerr

Gjithë kohës thoja se s`do t`ja dal, t`jap mësim n`Kanvas (platformë digjitale mësimore online) 

ndonjëherë

Pastaj kalova kaq shumë netë

Duke lexu udhëzime vetë

U bëra i fortë

Mësova si t`ja dal n`kët` botë

Dhe ja ku jam

Por, nxënësit s`janë

Si gjith` kolegët edhe un`

Dua të di  si do ja dalin mbanë 

Me teknologjin` duhet t`kisha vazhduar

Nga ora e dizajnit s`duhet t`isha larguar

Sikur ta kisha imagjinu

Se gjithçka online paska me u mësu

Hë, ik tani

Më lër rehat

Më duhet të gjej

Si t`shpjegoj duke përdorur Panopto

Më lanë dy ditë për t`u përshtat

Për ta kalu gjithçka online

Menduat se do të rrëzohesha

Menduat se do shtrihesha e do vdisja?

Oh, jo, jo!

Do t`mbijetoj

Për aq koh` sa do t`kem Zoom-in (platformë digjitale mësimore online)

Un` do t`ja dal

Nxënësit do t`mësojnë

Edhe unë rrogën do fitoj

Do mbijetoj

Do mbijetoj, hej hej

Më mori gjithë forcën që kisha

Që të mos shtrihesha, e të mos vdisja

Duke u përpjekur t`rregulloja

Pjesët e lëndës që shpjegoja

M`u deshën, oh kaq shumë netë

Me t`ardh keq edhe për veten

Qava pa masë

Por tani do ta mbaj kokën lart

Dhe do më shihni

N`Zoom duke shpjegu

Por, kujdes, mos u kollit

Ose t`gjithë do të t`i ngulin sytë

Nuk po të dëgjoj; ke staku zërin

Ekrani është nxirë; po ti ku je?

Po hasim ca probleme teknike

Por, vlerësimi do jetë i drejtë.

Oh, tani vazhdo

Nga dera shko

Po përpiqem t`mbaroj leksionin

Dhe jam në fazën e përmbylljes

Por internet na ka lënë me kohë

Edhe vera ka mbruar

Po mendon a jam rrëzuar?

A jam shtrirë e përfundimisht dorëzuar

Oh, jo, jo un`

Do t`mbijetoj

Për aq kohë sa t`kem Zoom-in

Do jem gjallë

Nxënësit do mësojnë

Dhe unë rrogën do ta marr

Edhe vet` do t`ja dal

Do t`ja dal!

Hej, hej!

Nanila Allkja Biçaku

 © Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:i will survivekengemichael bruening
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Klasa I-V, teste përmbledhëse për periudhën e dytë në të gjitha lëndët
Next Article Orë model, tema “Fjalia, llojet e fjalisë sipas gjymtyrës kryesore”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?