Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Këshillat në ndihmë të maturantëve për provimet e Maturës Shtetërore
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Këshillat në ndihmë të maturantëve për provimet e Maturës Shtetërore

portalishkollor
Last updated: March 10, 2020 2:59 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministria e Arsimit ka publikuar së fundi edhe disa këshilla të vlefshme për maturantët të cilët do të përgatiten për provimet në kushtet e shtëpisë, për shkak të situatës që po kalon edhe vendi ynë prej COVID-19. Ja se çfarë duhet të keni parasysh.

Disa këshilla në ndihmë të maturantëve, mbi provimin e MSH-së 2020, lënda gjuhë shqipe dhe Letërsi 

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, është e nevojshme që maturantët:

1. Të rifreskojnë njohuritë që lidhen me tekstet joletrare, duke u fokusuar më shumë në ato përshkruese dhe argumentuese, për shkak të peshës që zënë në Programin Orientues të Maturës Shtetërore 2020. Gjatë përsëritjes, ata duhet të përforcojnë njohuritë që lidhen me analizat e tekstit joletrar nga pikëpamja e:

  • përmbajtjes ideore;
  • strukturës dhe teknikave të shkrimit;
  • aspektit gjuhësor

2. të përpiqen të shkruajnë në mënyrë të pavarur 4 ese në javë, me tema esesh që paraqiten në rubrikat: të shkruajmë, në tekstet me të cilat punojnë maturantët në shkollat e tyre.

3. të rifreskojnë njohuritë që lidhen me tekstin letrar sipas planifikimit të mëposhtëm:

4. për autorët si: Homeri, Eskili, Aligeri, Shekspir, Gëte, Hygo, De Rada, Balzak (të cilët janë studiuar gjatë viteve të shkollimit), mund të realizohet përsëritja e plotë e tyre;

5. për autorët si: Kamy, Migjeni, Poradeci, Agolli, Kadare, Shkreli, maturantët është mirë të përsëritin njohuritë që lidhen me autorët që kanë studiuar deri tani në shkollë

6. të ushtrohen me modele testesh dhe esesh të viteve të kaluara, të përfshira në librin “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia”, në mënyrë që të familjarizohen edhe me mënyrën e vlerësimit të esesë.

Disa këshilla në ndihmë të maturantëve, mbi provimin e MSh-së 2020, lënda “Matematikë”

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, sugjerojmë që maturantët, të ushtrohen me tematikat kryesore më poshtë, nisur edhe nga pesha e madhe që ato kanë në programin orientues të MSh-së: 

• numri;

• matja;

• gjeometria;

• algjebra dhe funksioni;

• probabiliteti dhe statistika.

Është e nevojshme që maturantët të ushtrohen në zgjidhje ushtrimesh sipas tipeve të mëposhtme: 

• ushtrime që vlerësojnë vlefshmërinë e një argumenti matematikor në një situatë problemore kryesisht nga tematika e algjebrës dhe funksionit;

• ushtrime ku kërkohet paraqitja e informacionit matematikor;

• ushtrime me alternativa (përzgjedhje e alternativës së saktë nga 4 alternativat e dhëna);

• ushtrime për zbatimin e koncepteve dhe proceseve në një situatë të dhënë nga jeta reale, (kjo vlen për të gjitha tematikat sipas programit orientues);

• ushtrime ku maturanti ndërton zinxhirin e arsyetimeve dhe interpretimin e hapave të ndjekura për zgjidhjen e një situate problemore.

Njëkohësisht, maturantët mund të ushtrohen me modele testesh të përfshira në librin “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)”, në mënyrë që të familjarizohen me natyrën e pyetjeve.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:maturantendihme per provime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Librat në versionin PDF për përgatitjen e maturantëve
Next Article TIK X, puna me simbolet dhe efektet
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?