Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Robotët e Lipjanit ekspozohen në SHBA e Keni
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Robotët e Lipjanit ekspozohen në SHBA e Keni

portalishkollor
Last updated: March 10, 2020 2:54 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Pesëdhjetë nxënësit më të mirët në teknologji janë pjesë e projekteve të suksesshme të mësimdhënësit Hajriz Rashiti në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan. USAID, i ka dhuruar shkollës pajisje në vlerë prej shtatë mijë dollarësh.

Qindra nxënës ëndërrojnë të jenë pjesë e Grupit të teknologëve. Por vetëm pesëdhjetë më të mirët në teknologji janë pjesë e projekteve ambicioze e të suksesshme të mësimdhënësit Hajriz Rashiti në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan.

Shkolla po korrë rezultatin e angazhimit në projekte konkrete të nisura para dymbëdhjetë vjetësh. Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, i ka dhuruar shkollës pajisje në vlerë prej shtatë mijë dollarësh.

Ky është vetëm njëri prej projekteve që ka kaluar kufijtë e Kosovës. Pjesëmarrja në gara ndërkombëtare, si në Olimpiadën e Gjenive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Keni u ka dhënë shtytje ëndrrave të nxënësve dhe mësimdhënësit.

Filloristët thonë se kanë avancuar e krahasuar shkathtësitë e tyre në fushën e teknologjisë.

Në shtetin afrikan mësuan për kulturat e popujve nga katër anët e botës. Bashkë me katër nxënëse të shkollës private, “Hasan Nah”, Ardonisi e Arti prezantuan këngë dhe valle tradicionale shqiptare.

Drejtori krenohet me arritjet e nxënësve. Ai falënderon Komunën e Lipjanit dhe Ministrinë e Arsimit për mbështetjen financiare nxënësve në garat ndërkombëtare. Me medalje të arta e të argjendta janë kthyer nga gara në Shqipëri. Ylldrit Gashi e Erik Salihu përshkruajnë mënyrën e vlerësimit të jurisë dhe pritjen e tyre në ethe para të lexoheshin emrat e fituesve.

Drejtori Jakup Bahtiri thotë se sukseset e grupit të teknologëve kanë mobilizuar prindërit që të punojnë edhe më shumë me fëmijët që të jenë përfaqësues të shkollës në gara ndërkombëtare.

Mësimdhënësi i teknologjisë dhe teknologët e rinj kanë përvjelë mëngët për projektin e radhës me të cilin pritet të maten me bashkëmoshatarë nga e gjithë bota. Gara mbahet përsëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për më tepër ju mund të ndiqni videon e mëposhtëme:

https://www.youtube.com/watch?v=b3BvS-Jma28&t=1s

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Kosovelipjanrobotet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Udhëzuesi për mësimin në kushtet e shtëpisë
Next Article Librat në versionin PDF për përgatitjen e maturantëve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?