Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Koronavirusi, mjeku infeksionist Tritan Kalo jep këshillat që duhet t’i zbatoni rreptësisht
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Koronavirusi, mjeku infeksionist Tritan Kalo jep këshillat që duhet t’i zbatoni rreptësisht

portalishkollor
Last updated: March 9, 2020 2:29 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Koronavirusi është konfirmuar zyrtarisht edhe në vendin tonë, e në një situatë të tillë kur njerëzit pushtohen nga paniku, mjeku i njohur Tritan Kalo ka disa këshilla shumë të rëndësishme që duhen zbatuar me rigorozitet.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, mjeku Kalo numëron 10 këshilla të forta se si të veproni në një situatë kur rastet e prekurve me Covid-19 u konfirmuan edhe ne vendin tonë. 

Pasi numëron këshillat që të gjithë duhet të mos i neglizhojnë, ai e mbyll me një mesazh të fortë dhe shumë domethënës.

“BETEJA për jetën është e përminutshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjellëtit, vullnetplotët dhe zemërbardhët….. SË BASHKU do të mundemi t’ia dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombësit e mi!”– shkruan mjeku.

Postimi i mjekut Tritan Kalo

DUKURIA Covid-19/Sars-Cov-2…..Hyrja në skemën e mikroorganizmave sëmundje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të jetëve njerëzore sikundër ishte Novel-Coronavirus/Covid-19/Sars-Cov-2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruara, si dhe e diskutimeve tona të përditshme profesionale apo jo….Një rol jo të pakët në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirëbazuara, të bëra nga mosdija apo keqdashësja, POR që gjithqysh kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të PANIKUT në shoqërinë tonë…..PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për: 

1 – HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive;

2 – MOS GRUMBULLIMI jo i domosdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise;

3 – PËRKUJDESI për “higjienën e të teshtiturës dhe të kolliturës”;

4 – RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herëpashershme të sasive të vogla uji;

5 – USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A;

6 – Të PATURIT në vëmendje e mos frekuentimit të shkollave, e qendrave të punës në rast shenjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë);

7 – VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vende të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali;

8 – KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numrin 127, NËSE ai/ajo ka shenja të tilla si temperatura, teshtitje e kollë, vështirësi në frymëmarrje, dhe mos ardhja direkt në spital;

9 – KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2;

10 – VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitet dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri. 

Të mos harrojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marrë jetët e mbi 3600 individëve, në të njëjtin hark kohor ne mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arsye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…..

BETEJA për jetën është e përminutshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjellëtit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..

SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombësit e mi!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dritan kalokeshillakoronavirusi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Rrëfej unë, gruaja”
Next Article Dashuria e nxënësit ndaj shkollës, varet nga profesionalizmi i mësuesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?