Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përse sistemi arsimor finlandez është një utopi për ne?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Përse sistemi arsimor finlandez është një utopi për ne?

portalishkollor
Last updated: February 21, 2020 12:07 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Sistemi arsimor i Finlandës, jo rastësisht është një ndër sistemet më të mirë në botë. Gjithçka duket kaq perfekte dhe e organizuar. Mësues, nuk mund të prisni në këmbim sjellje pozitive, duke e stimuluar nxënësin me sjellje negative.

Sistemi arsimor i Finlandës, jo rastësisht është një ndër sistemet më të mirë në botë. Gjithçka duket kaq perfekte dhe e organizuar.

Jua sjellim këtë video, për të treguar se një sistem arsimor nuk ndërtohet mbi reputacionin, frikën, ndrydhjen, por ndërtohet mbi lirinë, respektin, hapësirat që u jepen secilit nxënës, përgatitje e madhe e mësuesve dhe mbi të gjitha “moskrahasimi”. Kjo kërkon ideal, insfrastrukturë dhe mbi të gjitha përgatitje. Dikush nga ju mund të thotë “Kjo është e gjitha një utopi”.  Absolutisht që po! Keni të drejtë! Është ende një utopi për realitetin shqiptar. Por të ndjekësh më të mirët është hapi i parë drejt rrugës së duhur. 

Megjithë insfrastrukturën e vështirë të shkollave shqiptare, ku dialogimi, megjithëse ne shekullin e XXI, ngrihet ende mbi sistemin e ngrohjes, ju motivojmë të bëni më të mirën që mund të bëni, me këto kushte. “Mos krahasoni shkollat me njëra-tjetrën, as nxënësit me njëri-tjetrin. Secili prej nesh është i ndryshëm nga tjetri. Pranojeni të ndryshmin. Jepini zë potencialit dhe jo dobësisë. Çdo qenie njerëzore disponon anë të forta dhe anë më pak të forta. Mësues, nuk mund të prisni në këmbim sjellje pozitive, duke e stimuluar nxënësin me sjellje negative. 

“Mos e bëj!”, “Mos e thuaj!”, “Pse nuk e ke bërë detyrën!”, “Mos u përtyp!”, “Mos e ngri zërin!”, “Mos vrapo!”, “Mos u sill më ashtu!”, “Mos të shoh më duke…!”….Janë frazat kaq shumë të shpeshta në shkolla. Frekuenca e përdorimit të tyre është kaq e lartë! Pra, mësuesit e nisin dialogimin me një pjesëz mohuese “mos” dhe kërkojnë në këmbim sjellje pozitive nga nxënësi. Një paradoks i vërtetë! Mbase ka ardhur koha të ndryshojmë timonin dhe mënyrën tonë të të shprehurit. Edhe nga më e keqja mund të nxirrni, të mirën. A nuk do ishte më mirë sikur në vend të “Mos e ngri zërin!”, të themi “Të lutem mund të flasësh pak më avash, në mënyrë që të të kuptojmë më mirë?” Në vend të fjalive urdhërore, përdorni fjali pyetëse, apo dëftore. 

E në fund, do të vini re, se vërtet nuk jemi në Finlandë, e s’mund t’i kemi kushtet e tyre, por ama rrisim fëmijë të shëndetshëm nga pikëpamja e komunikimit dhe të lirë të zhvillojnë potencialet e tyre. 

Arnold Përlala, Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:finlandesistemi arsimorutopi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kuice për klasat e dyta në lëndën shoqëria dhe mjedisi
Next Article Ndërron jetë Larry Tesler, shpikësi i ‘copy-paste’
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?