Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Teknologjia po “vret” gjuhën, maturantët probleme me shqipen, 6.4 nota mesatare e vitit të kaluar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
AktualitetKuriozitete

Teknologjia po “vret” gjuhën, maturantët probleme me shqipen, 6.4 nota mesatare e vitit të kaluar

portalishkollor
Last updated: February 10, 2025 10:43 am
portalishkollor
Share
SHARE

Varësia nga telefoni dhe mbajtja larg e librave po dëmton formimin e të rinjve. Mangësitë më të mëdha janë në gjuhën shqipe. Nxënësit nuk arrijnë të riprodhojnë një tekst të lexuar më parë, kanë mungesë shprehish dhe fjalori. Në këtë përfundim kanë dalë specialistët e Ministrisë së Arsimit pas analizës së kryer te matura 2019.

“Nëse ata shpenzojnë shumë kohë në rrjetet sociale dhe shkruajnë pak, sigurisht që kjo është një dobësi që do të shfaqet edhe në maturën shtetërore. Po ashtu, ata lexojnë pak. Kjo dallohet në korrigjimin e pyetjes ‘ese’, ku vihet re një varfëri në fjalor, strukturat e fjalive janë shumë të varfra, sintaksa e tyre, në shumë raste, është e cenuar. Pra, vëmë re fjali të thjeshta, të cilat tregojnë për mënyrën e thjeshtë të të menduarit. Nga ana tjetër, kanë vështirësi edhe në kuptimin e elementëve të caktuar të tekstit”, shprehet Rezana Vrapi, drejtore në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

6,4 është nota mesatare në gjuhën shqipe dhe letërsi, e përafërt me atë të matematikës. Ndërsa në gjuhët e huaja, të rinjtë rezultojnë me notë mesatare 7,4.

Ajo që u vu re në maturën e kaluar është se vajzat janë me rezultate më të mira se djemtë, ndërkohë që asnjë nxënës nuk mori pikët maksimale në provimin e gjuhës.

Por çfarë duhet të bëjnë nxënësit dhe mësuesit për të ndryshuar situatën? 

“Puna që duhet të bëjnë mësuesit në shkollë, pra në nivel shkolle, por edhe vetë maturantët është aftësimi në nivelin e kompetencave, pra jo në riprodhim, jo në përsëritje identik të materialit të marrë në tekste, por sa në gjendje janë ata që aftësitë të cilat marrin t’i vendosin në zgjidhjen e situatave. Pra veçanërisht maturantët duhet të tregojnë aftësitë e tyre në riprodhimin e materialeve të teksteve. Theksoj se përqindja e maturantëve në nivelin e lartë të arritjeve, veçanërisht në gjuhën shqipe dhe letërsi, mbetet e ulët”, shprehet Vrapi.

Këtë vit do të jetë më e vështirë për t’u marrë nota 5, pasi  pragu i kalueshmërisë rritet nga 12 në 15 pikë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:maturanteprobleme me shqipenrezana vrapiteknologji
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 15 Maji – Dita Botërore e Familjes
Next Article Provimi i licencës 2023, lista e kandidatëve Matematikë Informatikë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?