Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Provimet e Maturës, Zv.ministrja e MASR, Nina Guga, flet për risitë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Provimet e Maturës, Zv.ministrja e MASR, Nina Guga, flet për risitë

portalishkollor
Last updated: February 17, 2020 8:39 am
portalishkollor
Share
SHARE

Provimet e Maturës Shtetërore tashmë do të korrigjohen në mënyrë elektronike ndërsa nxënësit do të quhen kalues vetëm nëse kalojnë 25% të tezës, në dallim nga vitet e kaluara ku pragu i kalueshmërisë ka qenë më i ulët.

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare risitë e provimeve të maturës 2020. 

Sipas saj, edhe pse testi do të përmbajë 60 pikë dhe periudha kohore është po e njëjta me vitin e kaluar, pra 2 orë e gjysmë. Pyetjet me alternativa do të korrigjohen online. Çdo mësues do ta ketë përpara tezën e provimit dhe do ta korrigjojë nëpërmjet ekranit testin për pyetjet e hapura.

“Matura Shtetërore 2020 edhe sivjet do të vijojë me 4 provime nga të cilat 3 janë provime të lëndëve të detyruara dhe 1 provim i lëndëve me zgjedhje. Ndryshimi nga matura 2019 në 2020 ka të bëjë me disa momente të rëndësishme. Pavarësisht se testi është 60 pikësh dhe afati kohor është 2 orë e gjysmë. Sivjet risi është vlerësimi elektronik i provimeve të maturës. Nëse vjet ishte mënyra elektronike vetëm për pyetjet me alternative, sivjet është futur edhe mënyra e vlerësimit elektronik edhe për pyetjet e hapura. Çdo mësues do ta ketë përpara tezën e provimit të skanuar dhe do ta korrigjojë pyetjet e hapura nëpërmjet ekranit testin. Sigurimi i një korrigjimi të tillë në mënyrë të tillë ka shumë avantazhe. Së pari ngre cilësinë e korrigjimit, minimizon gabimet njerëzore dhe jep shpejtësi në korrigjim në mënyrë që nxënësi ta ketë më shpejt rezultatin”, – tha Guga.

Risia e kësaj mature është rritja e pragut të kalueshmërisë.

“Diçka tjetër prapë risi është pragu i kalueshmërisë. Testi është 60 pikësh. Që një nxënës të quhet kalues duhet të kalojë 25 përqind të testit. Ne do të përcaktojmë më mirë të gjitha kompetencat minimale kur një maturant do të quhet kalues. Diçka tjetër prapë risi është pragu i kalueshmërisë. Testi është 60 pikësh. Që një nxënës të quhet kalues duhet të kalojë 25 përqind të testit”, – tha Guga.

Këtë vit diploma do të merret me herët se çdo vit tjetër. Sipas zv.ministres, në 1 korrik maturantët do të pajisen me diplomën e pjekurisë.

“Këtë vit po ashtu, do të rritet numri i administratorëve në provime. “Sivjet do të futen ne administrimin e provimit edhe mësuesit praktikantë me kontratë 1-vjeçare. Rregullorja sivjet parashtron disa masa disiplinore pak më të forta për maturantët. Nëse kapet me celular, ai digjet jo vetëm në atë provim por në të katra provimet dhe mund t’i japë provimet vitin tjetër”, – tha për ATSH-në, Nina Guga.

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga i uroi suksese të gjithë maturantëve! 

Datat e Provimeve të Maturës Shtetërore 2020:

Gjuhë e Huaj – 8 Qershor 2020

Gjuhë Shqipe – 11 Qershor 2020

Matematikë – 15 Qershor 2020

Provimi me zgjedhje – 18 Qershor 2020

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:nina gugaprovimet e maturesrisi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Takimi i veçantë letrar i nxënësve të talentuar të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, me figurat e shquara të letrave shqipe
Next Article Plani i vëzhgimit të mësuesit kandidat nga mësuesi mentor për praktikën në klasat fillore
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?