Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Vogëlushët nga Gjakova krijojnë përrallën: “6 princeshat, 3 mollëkuqet dhe një familje”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Vogëlushët nga Gjakova krijojnë përrallën: “6 princeshat, 3 mollëkuqet dhe një familje”

portalishkollor
Last updated: February 10, 2020 2:42 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“6 princeshat, 3 mollëkuqet dhe një familje”, është përralla më e veçantë që kanë krijuar vetë dhe më pas e kanë interpretuar nxënësit e klasës së parë, “Gjergj Fishta”, Gjakovë, nën kujdesin e mësuese Ariana Rizvanolli.

“Të jetosh thjesht dhe i lumtur vlen më shumë se të jetosh i palumtur në një mbretëri të pasur” 

Një nga tiparet e një mësuesi të arrirë është aftësia e tij për ta bërë orën e mësimit interesante dhe tërheqëse. Duhet thënë se kjo është pika e fortë e mësueses nga Kosova, Ariana Rizvanolli, e cila së bashku me nxënësit e saj, kanë krijuar një traditë të veçantë, atë të orëve kreative. 

Ditën e sotme, ata kanë zgjedhur të krijojnë një përrallë, ku teskti dhe interpretimi të jetë spontan. Titulli i vendosur nga ta është “6 princeshat 3 mollëkuqet dhe një familje”. Me një fabul shumë interesante, fëmijët argëtoheshin, improvizonin, si dhe vendosnin në punë imagjinatën. 

Mësuese Ariana shprehet “Fëmijët sot janë shumë të varur nga interneti dhe aparatet celularë. Është shumë e vështirë të tërheqësh vëmendjen e tyre, pasi gjithnjë e më shumë, ata priren të tregojnë shenja përtacie, mungesë dëshire dhe vullneti për të marrë pjesë në mënyrë aktive në orë mësimore. Ndaj, e shikoj këtë mënyrë të organizimit të orës mësimore, si të duhurën për t’i mbajtur ata të lidhur fort pas imagjinatës, kreativitetit dhe mesazheve të duhura, që një fëmijë duhet të përcjellë”.

Duhet theksuar që vetë nxënësit i kanë krijuar me punëdore dhe letra me ngjyra personazhet. Teksti është përgatitur nga ata. Duke e krijuar vetë tekstin ata kanë mundësi të zgjerojnë fjalorin e tyre, të përdorin sa më mirë gjuhën, të krijojnë fjali të plota, të thjeshta dhe të përbëra. 

Mesazhi i kësaj përralle me 13 personazhe ishte gjithashtu shumë interesant dhe i parrokur shpeshherë më parë. “Të jetosh thjesht dhe i lumtur vlen më shumë se të jetosh i palumtur në një mbretëri të pasur”.  

Mësuesit vazhdimisht ankohen se epoka e internetit, po zbeh vëmendjen e nxënësve dhe po zhduk imagjinatën, por rasti i mësueses Ariana Rizvanolli, na vërteton të kundërtën. Mjafton të përdoret metoda e duhur. Nuk ka fëmijë të mirë dhe fëmijë të këqinj, por ka metoda të mira dhe metoda më pak efikase. Vërtet duke përdorur orë të tilla, kreative, mund të humbisni një orë normale mësimore, por ama fitoni interesin e fëmijës për shkollën dhe dashuri për lëndën. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ariana rizvanolligjakoveperralle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Paralajmërimi i MASR: Vetëm maturantët me notën mesatare mbi 8-të do të vazhdojnë studimet për mësuesi
Next Article Dallimi mes dialogut dhe diskutimit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?