Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Gjeni çfarë kafshe është?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Gjeni çfarë kafshe është?

portalishkollor
Last updated: February 3, 2020 1:46 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Synimi i këtij aktiviteti ose i kësaj loje është t’i bëjë nxënësit më energjikë dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi komunikimin jo verbal.

Mosha: Për gjashtë vjeç e lart (modifikimet e sugjeruara më poshtë)

Pjesëmarrësit: Çfarëdo numër nxënësish, i ndarë në grupe më të vogla me 10 fëmijë

Vendosja: Kudo

Materialet: Copa letre – secila me një fjalë ose vizatim të një kafshe të ndryshme, një tas ose kapelë. 

Lehtësuesit: përpara se të filloni shkruajini emrat e kafshëve në copa të vogla letre, një kafshë për secilën letër. Mund të vendosni emrat e çdo kafshe, nga një milingonë deri te një elefant. Është e rëndësishme që të jetë e lehtë për fëmijët të dallojnë përmasat e kafshëve. Ju gjithashtu mund të dëshironi të bëni një listë të kafshëve që keni përdorur sipas madhësisë.

1. Vendosni copat e letrës në një tas ose kapelë.

2. Shpjegojuni nxënësve se nuk lejohet të flasin me njëri-tjetrin gjatë lojës.

3. Ftoni secilin nxënës të marrë një copë letër nga tasi ose kapelja.

4. Pa bërë zhurmë, nxënësit duhet të qëndrojnë në një rresht sipas madhësisë së kafshës së tyre, me kafshën më të vogël në të majtë dhe më të madhen në të djathtë. Atyre u lejohet të imitojnë (të veprojë si) kafshën e tyre.

5. Kur të gjithë qëndrojnë në një rresht, kërkojuni nxënësve të thonë kafshën e tyre me zë të lartë.

6. Vazhdoni duke pyetur se si nxënësit u ndjenë teksa komunikonin me njëri-tjetrin pa përdorur fjalë ose tinguj. 

Reflektoni me nxënësit se si gjuha jonë e trupit u jep mesazhe të tjerëve. Për shembull, mund të thuash:

  • Si u sollën nxënësit kur ishin një kafshë e vogël?
  • Dhe si u sollën kur ishin një kafshë e madhe?

A ishin sjelljet e ndryshme për nxënësit që luanin kafshë të vogla dhe të mëdha?

Sigurohuni që të përfshini kafshë në lojë që janë të njohura për nxënësit.

Përdorni fotografi të kafshëve në vend të fjalëve të shkruara për nxënësit më të vegjël ose për nxënësit nga komunitete me nivele të ulëta shkrim-leximi.

Për nxënësit më të rritur dhe adoleshentët, mund të përdorni këtë variant:

  1. Përgatitni copa të vogla letre ose kartoni të numëruara sipas numrit të nxënësve në grup. (Për shembull, nëse ka 15 pjesmarrës, përgatitni 15 copa letre ose kartoni të emërtuara nga 1 deri në 15). 
  2. Shpjegojuni nxënësve se do t’u jepni atyre një copë letër ose kartoni, por ata nuk duhet të shikojnë se çfarë shkruhet në të.
  3. Përziejini letrat dhe jepni një për secilin nxënës. Sigurohuni që secili nxënës të mbajë letrën në mënyrë që ajo ose ai të mos e shohë numrin, por nxënësit e tjerë mund ta bëjnë këtë. Për shembull, duke e mbajtur letrën kundër ballit të tyre. 
  4. Tani, kërkojuni nxënësve të rreshtohen me radhë (për shembull, nga numri më i vogël deri tek më i madhi), pa shikuar letrën që morën dhe pa thënë asnjë fjalë. Ata mund të formojnë vijën përgjatë një muri të dhomës, në një rreth ose në një vijë të drejtë në qendër të hapësirës – në varësi të numrit të nxënësve dhe ambientit.

Reflektoni me nxënësit në lidhje me këtë aktivitet duke përdorur pyetjet e mëposhtme:

  • Si u ndjetë kur luajtët këtë lojë?
  • Cila ishte pjesa më e vështirë? Pjesa më e lehtë?
  • Cilat truke keni përdorur për të qenë në rregull? 
  • Si komunikuat pa fjalë? A ishte e lehtë për të kuptuar njëri-tjetrin?
  • Cilat janë disa nga pengesat për komunikimin që kemi në grupin tonë?
  • Si mund të komunikojmë më mirë me trupin tonë?

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjeni kafshenlojeranxenes energjike
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Matura 2020, zbardhen datat për plotësimin e formularëve A1/A1Z dhe datat e provimeve
Next Article Sfidat e një mësimdhënësi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?