Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësues, ja si mund të ruani zërin tuaj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Mësues, ja si mund të ruani zërin tuaj

portalishkollor
Last updated: January 27, 2020 8:20 am
portalishkollor
Share
SHARE

Zëri është mjeti më i fuqishëm mësimor që ju mësues dispononi dhe këto këshilla të thjeshta mund t’ju ndihmojnë të ruani kordat tuaja të zërit, të cilat ju duhen çdo ditë në formën më të mirë të mundshme, për të përcjellë mësimin ashtu siç duhet. 

• 20% e mësuesve raportojnë se kanë mjaftueshëm probleme me zërin, madje 10% e tyre janë të detyruar të largohen nga profesioni për shkak të këtij problemi. 

• Shumica e problemeve me zërin rregullohen lehtësisht.

• Nga pushimi deri tek të qëndruarit i hidratuar, përdorni këto këshilla për të ruajtur zërin tuaj.

Duke folur gjatë gjithë ditës, edhe për shkak të akustikës së dobët apo ajrit që shkaktohet në klasë, mësuesit herë pas here kanë probleme me zërin. Me këtë problem, ndeshen çdo ditë në profesionin e tyre. Që nga e folura me zë të lartë, e bërtitura e deri te pëshpërimat, mësuesit e gjejnë veten duke u çjerrë, e duke iu marrë zëri. 

Sipas akademisë amerikane të otorinolaringologjisë, më shumë se gjysma e mësuesve zhvillojnë një disfunksion të kordave zanore gjatë jetës së tyre. “Qeniet njerëzore mësojnë më mirë me një sinjal të pastër dëgjimi” shpjegon Steven Sims, drejtor i Institutit të Çikagos për Kujdesin e Zërit. “Kur një mësues ka nyje ose ënjtje në kordat vokale, ose kur zërat e tyre janë të ashpër, studentët nuk e perceptojnë atë sinjal, kështuqë ata humbasin një pjesë të asaj që thotë mësuesi”.

Problemet me zërin nuk janë një rrezik i pashmangshëm në punë. Kur ato ndodhin, shumica janë rregulluar lehtë. Nëse pini duhan, ndalojeni këtë rutinë sepse rrit rrezikun e kancerit të laringut dhe shkakton inflamacion, çka e bën zërin të jetë i dendur, i ashpër dhe i dobët. 

Më tej zbatoni këshillat e mëposhtme për ruajtjen e zërit:

1. Hidratohuni duke pirë sa më shumë lëngje. 

Lagështia ndihmon në lubrifikimin e kordave. Kufizoni ato pije të cilat janë dehidratuee si: kafe, çaj, pije me gaz dhe alkool. Konsumoni sa më shumë lëngje frutash dhe qumësht, sepse do të ndihmojë mukozën tuaj. 

2.Trajtimi me avull. 

Përdorimi i një avulloreje personale në klasë, mund të jetë shumë e dobishme, veçanërisht në klasë, aty ku ajri thahet herë pas here. Muajt e dimrit janë më të vështirë. Jo vetëm për shkak të ftohtit, por edhe për shkak të ajrosjes dhe ambientit që krijon ngrohsja, sepse nxehtësia krijon tharje të ajrit. 

3. Pushoni sa herë mundeni. 

Mundohuni të pushoni zërin tuaj, duke marrë pushime 15 minutëshe. Përdorni një zile (në vend të zërit tuaj) për të tërhequr vëmendjen e nxënësve. 

4. Higjena e fytit

Kur pastroni fytin tuaj me shumë forcë, krijon acarim. Mënyra më e mirë është me ujë dhe me shumë ngadalsi, sa herë që keni mundësi. 

5. Këshillohuni me një specialist.

Kushdo që e ka zërin e tij një mjet pune, duhet të sigurohet që kordat vokale i ka të shëndetshme dhe duhet të identifikojnë faktorët e mundshëm të rrezikut para se të zhvillohen problemet reale. Nëse hasni probleme me zërin dhe kuptoni që këto kura të bëra në kushte shtëpie dhe vetjake nuk ju vijnë në ndihmë, atëherë këshillohuni me një terapist të zërit. Disa nga këto shenja, që ju detyrojnë të lini një takim me një specialist janë: tharje shumë e shpeshtë e fytit, dhimbje gjatë kohës që përtypeni, humbje e kontrollit vokal, marrje e zërit në një itensitet të shpeshtë, etj. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASmesuesruani zerin
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Plani i vlerësimit për portofolin, klasa e katërt
Next Article 10 gjërat që prindërit thonë dhe mësuesit i duken të pakuptimta
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?