Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pesë situata në të cilat është mirë që mësuesit të heshtin
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Pesë situata në të cilat është mirë që mësuesit të heshtin

portalishkollor
Last updated: January 7, 2020 10:34 am
portalishkollor
Share
SHARE

Për marrëdhënien mësues-nxënës është shkruar dhe është folur shumë. Por sot do të ndalemi pak tek raporti mësues-prindër. Sjellim disa situata në të cilat mësuesit e kanë më mirë që të qëndrojnë të heshtur.

A ju ka ndodhur ndonjëherë që nuk e keni thënë diçka për të cilën keni dashur ta diskutoni dhe anasjelltas, nuk keni heshtur kur duhet të heshtnit?  Besojmë se në situata të tilla jeni përballur gjatë mbledhjeve me prindërit! Fatkeqësisht, ky zakon nuk lejon afrimin dhe besimin midis mësuesve dhe prindërve. Në fakt janë pesë situata në të cilat do të ishte më e mira që ju si mësues të heshtnit. 

1. Heshtni derisa të keni vendosur se çfarë mesazhi doni t’i transmetoni prindërve, nëse qëllimi juaj është që ata të bëhen partnerë tuaj dhe të flisni në gjuhën e bashkëpunimit! Vetëm kur vendosni për qëllimet, filloni të zgjidhni me mirësi dhe krijimtari fjalë të reja. Provoni ta zëvendësoni “gjuhën pedagogjike” me atë që krijon një ndjenjë sigurie dhe besimi për figurën e mësuesit dhe të shkollës.  

2. Heshtni derisa ta kuptoni qëllimin se çfarë do të thotë bashkëbiseduesi deri në fund. Nëse shkaktoni frikë ose ndjenjë faji, zemërimi ose agresioni, duhet të heshtni. Këto ndjenja vetëm sa do të përkeqësojnë marrëdhënien, do të krijojnë mosbesim ndaj shkollës dhe do të shkaktojnë akoma më shumë ankesa. Nëse prindërit nuk gjejnë mbështetje te mësuesi vetëm një herë, ata nuk do t’i drejtohen më atij për ndihmë.  

3. Heshtni kur përballë jush shihni një prind të papërgjegjshëm që premton vazhdimisht dhe nuk bënë asgjë, e që për rrjedhojë bëhet fajtori kryesor i problemeve që shkakton nxënësi dhe që ve në dyshim rëndësinë e dijes dhe autoritetin tuaj. Jepini vetes një shans tjetër të njihni përsëri prindin. Përgjithësisht, jini kurioz dhe përpiquni të kuptoni qëllimet e mira të pindërve. Në fund të fudnit çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij. 

4. Heshtni nëse e dini tashmë se vetëm ju keni të drejtë për diçka. Nëse e kuptoni se je i vetmi që ka zgjidhjen e problemit, bashkëbisedimi quhet i mbyllur. Për të arritur një dakordësi, dëgjo dhe bëj pyetje për kuriozitet. Kjo gjë mund t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje tjetër të cilën mbase nuk ju ka shkuar në mendje më parë. 

5. Heshtni nëse keni ndërmend të flisni në përgjithësi, të ndani përvoja negative të të tjerëve ose të keni një vizion të frikshëm për të ardhmen. Konteksti dhe modelet e imponuara në botën moderne krijojnë frikë. Dhe aty ku ka frikë, nuk ka besim. 

Nanila Allkja Bicaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:heshtnimesuespese situata
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Drejtimi i shkollës nuk është thjesht një vend punësimi
Next Article Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?