Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përballimi i të ftohtit në shkollë, strategji për t’i bërë nxënësit të durueshëm dhe energjikë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Përballimi i të ftohtit në shkollë, strategji për t’i bërë nxënësit të durueshëm dhe energjikë

portalishkollor
Last updated: January 6, 2020 9:30 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesit dhe nxënësit sapo i janë rikthyer shkollës dhe mësimit. Por këto ditë të para të këtij fillim viti kanë korresponduar me temperatura të ulëta. Më poshtë do të gjeni disa sugjerime për të përballuar të ftohtin në shkollë me më shumë energji.

Ditët e ftohta janë të adhurueshme teksa qëndrojmë ngrohtë në shtëpi, por nuk janë të tilla kur na duhet të shkojmë në punë apo në shkollë. Situata bëhet më e vështirë në rastet kur shkollat janë të hapura edhe pasdite. Kështu që për mësuesit lind një detyrë tjetër, në një farë mënyrë! Ata duhet të ngjallin durim te nxënësit për të qëndruar në klasë dhe energji për të mësuar gjatë orëve që janë në shkollë. 

Ndaj ne po ju sjellim disa strategji të cilat mund t’i merrni për bazë: 

Mundohuni të rrisni energjinë e brendshme të nxënësve 

Nxënësit i kaluan ditët e pushimit duke u çlodhur, ëndërruar, duke parë filma, duke luajtur video-lojëra apo duke udhëtuar nëpër vende me dëborë. Do të ishte jo realiste që t’i kërkonit menjëherë detyra që duan përqendrim të madh. Këshillohet që gjatë orës së mësimit të bëni pushime të vogla teksa jeni brenda klasës për t’i bërë ata të rifitojnë energji. Ju mund t’u lini gjithashtu hapësirë për punë të qetë dhe të pavarur. Pasi kanë kaluar disa ditë duke luajtur vetëm apo me motrat e vëllezërit e tyre, përshtatja me aspektet sociale të jetës shkollore mund të jetë një sfidë e vërtetë, veçanërisht për fëmijët introvertë.

Respektoni pritshmëritë e nxënësve 

Pas pushimeve dimërore, fëmijët nuk arrijnë të kthehen plotësisht në rutinën e zakonshme dhe është e nevojshme që t’u jepet kohë në kryerjen e veprimeve praktike. Gjatë mësimit ju mund të përdorni njërën prej këtyre pyetjeve për shembull, “Kush e kujton se si e mbyllim orën e letërsisë?”, ose “na mbeten edhe 10 minuta, kush do të na thotë ndodhinë më të bukur gjatë pushimeve që kaluat?”. Besojmë se edhe ata këtë presin, të ndihen të mirëpritur dhe orët e mësimit të mos u duken gogolë. 

Nxënësit kanë nevojë për mundësinë e rinisjes 

Çdo herë pas pushimeve, klasa kthehet si një koshere bletësh nga belbëzimet e nxënësve. Ata kanë nevojë që të flasin me njëri-tjetrin. Ndaj, në mëngjes inkurajoni nevojën e tyre për të komunikuar me bashkëmoshatarët. Mundësinë për të folur ju mund t’ia jepni edhe gjatë një planifikimi të ndonjë aktiviteti, apo loje që mund të bëni në klasë. 

Planifikojini orët e mësimit me më shumë kreativitetet

Me të drejtë ju si mësues duhet të zëvendësoni ndoshta shumë orë të humbura mësimore. Drejtimi dhe shtytja e një pjesë të madhe të mësimeve nuk është zgjidhje. Por në vend të kësaj ju mund të adaptoni bashkëbisedime jo strikte, por të lirshme. Ju mund të përfshini lehtësisht në diskutim një temë mësimi. Nxënësit kështu nuk do të lodhen, por përkundrazi, do të jenë më të lirshëm, madje do të jenë më të gatshëm për të diskutuar bashkërisht edhe për tema të kaluara mësimore.   

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:energjikenxenesshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Besën Fishtës ja dhamë sot” – vargje nga Drita Topjana
Next Article Drejtimi i shkollës nuk është thjesht një vend punësimi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?