Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri

portalishkollor
Last updated: December 30, 2019 10:28 am
portalishkollor
Share
SHARE

Urimet më domethënëse dhe më të ndjera dalin nga zemra, por gjithsesi për të krijuar një ide se si mund të uroni të afërmit tuaj, miqtë apo kolegët ne po ju sjellim disa ide. Mjafton që mesazhet të mos dërgohen njëlloj për të gjithë!

Mes gjithë atmosferës që krijohet këto ditë feste të ndërrimit të viteve ka diçka shumë të rëndësishme: urimet që ne ua dërgojmë njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve, pse jo edhe njerëzve të cilët duam t’i falim apo t’i falënderojmë për gjithçka! Dihet që mesazhet më të bukura dhe më të sinqerta janë ato të cilat dalin nga zemra! Por ne kemi menduar t’ju sjellim disa ide se si mund të uroni për Vitin e Ri! Mjafton që mesazhet që do të dërgoni nga celulari nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme të mos jenë të njëjtë për të gjithë! Ky gjest do të dukej thjesht si një “punë për t’u bërë”! 

Ja disa ide urimesh të cilat do të ngrohnin zemrat e çdokujt, por që do t’i rrëmbenin edhe buzëqeshjet e rastit pas një mesazhi plotë humor! 

  • Për Vitin e Ri gjithçka është magjike! Për të përshëndetur vitin që po lëmë pas, festo për atë që sapo do të nisë! Uroj që të kalosh një vit të lumtur! Gëzuar!
  • Çdo fund është vetëm një fillim i ri. Mbani shpirtin dhe vendosmërinë tuaj të patundshme dhe do të shihni që viti i ri do të jetë një vit plot kënaqësi. Me kurajë, besim dhe punë do të arrish gjithçka që dëshiron. Të uroj gëzuar Vitin e Ri! 
  • Ky urim është një “kuti” e mbushur plotë me dashuri, mbështjellë me lumturi, lidhur me një buzëqeshje dhe i dërguar me përqafime të shumta! Gëzuar! 
  • Ky urim është një “kuti” e mbushur plotë me dashuri, mbështjellë me lumturi, lidhur me një buzëqeshje dhe i dërguar me përqafime të shumta! Gëzuar! 
  • Asgjë nuk mund ta thyej miqësinë tonë. Sa më shumë vite kalojmë bashkë, aq më e fortë bëhet miqësia mes nesh! Padyshim edhe më e fortë do të jetë këtë vit! Gëzuar! 
  • Uroj që Viti i Ri mund të ta mbush jetën tënde me lumturi, gëzim, prosperitete dhe me realizime ëndrrash! Gëzuar! 
  • Një Vit i Ri po troket! Ji i/e lumtur! Mos ço dëm asnjë moment, është i çmuar! Festofsh sa më bukur me njerëzit e t’u më të dashur dhe përgatitur për një 2023-e super! Urimet më të mira! Gëzuar!
  • Një vit i suksesshëm dhe i lumtur kaloi! Me fillimin e një viti tjetër sfida dhe projekte më të mëdha vijnë për t’u realizuar! Të urojë kurajë, shpresë dhe besim për të kapërcyer të gjitha pengesat! Uroj që të kesh një 2023-e të mrekullueshme dhe me sodisfaksione! Gëzuar! 
  • Ashtu si zogjtë që lenë pas krahëve gjithçka që nuk kanë nevojë të marrin me vete…ashtu edhe Ti harro dhimbjen, trishtimin, frikën, pendesat dhe urrejtjen! Jeta është e bukur dhe tashmë sapo nis një fillim i ri, Ti mund t’ia nisësh nga e para! Gëzuar 2023!
  • Uroj që këtë Vit të Ri të gjendesh përballë shumë mundësive të reja, të eksplorosh çdo gëzim, të transformosh ëndrrat e tua në realitet dhe të gjitha përpjekjet e tua të shpërblehen me rezultat. Gëzuar Vitin e Ri 2023!
  • Le të jetë një vit plotë alegri për ty! Uroj që buzëqeshja të të shoqërojë përherë! Gëzuar!
  • Në rrugën drejt suksesit rregulli është që të shohësh gjithnjë përpara! Uroj që të arrish sa më shpejt në destinacion dhe rrugëtimi të jetë i mrekullueshëm edhe në vazhdim! Gëzuar Vitin e Ri!
  • Urime për një Vit të Ri të lumtur për ty dhe familjen tënde, le të jetë plotë me dashuri dhe paqe! Gëzuar!
  • Përpara se dielli të perëndojë për herën e fundit për këtë vit, përpara se kujtimet të të pushtojnë, përpara se rrjeti telefonik të jetë i zënë (hahaha)…dua të të uroj gëzuar Vitin e Ri 2023! Më të mirat marrsh nga ky vit!
  • Në këtë vit që po kalon, kanë qenë të shumta herët që të kam irrituar, mërzitur, shqetësuar por edhe që kemi bërë shaka e kemi qenë të lumtur… dhe sot dua vetëm të them se…kam ndërmend të vazhdoj kështu edhe për Vitin e Ri! Gëzuar!

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kolegevemiqveurimeviti i ri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mënyrat më të përhapura të festimeve për Vitin e Ri në disa shtete të botës
Next Article Listë kontrolli i librit të lexuar nga nxënësit tuaj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?