Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësit e shkollës “Zoi Vangjeli”, Velabisht, Berat, performojnë dramën “Vilhelm Teli”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nxënësit e shkollës “Zoi Vangjeli”, Velabisht, Berat, performojnë dramën “Vilhelm Teli”

portalishkollor
Last updated: December 26, 2019 2:22 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës 9-vjeçare “Zoi Vangjeli”, Velabisht, Berat, kanë performuar dramën me pesë akte “Vilhelm Teli”. Nëpërmjet kësaj drame nxënësit përcjellin mesazhin “Më mirë një fund i ndershëm sesa një jetë e gjunjëzuar”.

Skena e Vilhelm Telit përballë Valterit, ku duhet të shigjetojë mollën mbi kokën e të birit, është një skenë e përjetshme e dramaturgjisë botërore. Një vepër klasike, tepër aktuale dhe universale është interpretuar nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët nën kujdesin e mësuese Dhurata Agalliut, realizuan me shumë sukses pjesë nga kjo vepër. 

Edukimi nëpërmjet Artit nxit kureshtjen dhe imagjinatën si metodologji tepër produktive sidomos për gjithëpërfshirjen e nxënësve, të cilët zbulojnë ose gjejnë aty prirjet e fituara apo të fshehura të progresit akademik e kulturor. Një gjetje e mirëmenduar sidomos në projektet e gjuhës shqipe përgjatë periudhave vjetore, sintetizuar me faktin që mesazhet që këto vepra percjellin mbeten po aq aktuale. Ato i shërbejnë çdo konteksti historik apo social, të gjitha shoqërive, duke u bërë në këtë mënyrë universale. 

Atmosfera e zymtë e luftës që kishte zotëruar shtetin zviceran si dhe elementi i ngjyrës së kuqe të gjakut që ushqente tokat e luftës inspiruan autorin për të shkruar një vepër të tillë siç është “Vilhelm Teli”. Vepër kjo e cila reflekton atë të cilën ne e quajmë ankth, ajo e cila na bën të heshtim për një çast. Të tilla ndjesi zotëruan Zvicrën e luftrave. Në këto çaste paraqitet heroi i kësaj drame Vilhelm Teli, me harkun dhe shigjetat e tij, me misionin  e hapjes së portave triumfatore të Zvicrës. Ai nuk e kurseu lirinë e tij individuale, duke fituar kështu lavdinë e popullit të tij. 

Teli ishte i njohur në të gjithë vendin për aftësitë e tij si harkëtar dhe për shpirtin e tij të pavarur. Aq sa sakrifikoi dhe jetën e djalit të tij, përmes skenës së famshme të mollës mbi kokën e të birit, Valterit, ku Vilhelmi me aftësitë e tij të jashtëzakonshme qëllon saktë, drejt e në mollë, duke shpëtuar kështu të birin dhe lirinë e tyre. 

Kjo skenë mbetet e përjetshme në dramaturgjinë botërore, duke u kthyer në simbol, në metaforë të lirisë, pavarësisë mendore, shpirtërore, fizike. Nxënësit e talentuar të kësaj shkolle, arritën ta përcillnin këtë skenë me aftësi shumë të mira aktoriale, sigurisht edhe nën kujdesin e mësueses se tyre, Dhurata Agalliu. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dramaperformojnevilhem telizoi vangjeli
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes
Next Article Tërmeti i 26 nëntorit, nxënësit e Ferizajt, mbledhin 7760 euro për bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?