Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes

portalishkollor
Last updated: December 24, 2019 2:19 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Biskotat e Krishtlindjeve janë një ëmbëlsirë tipike e veriut të Europës, e huazuar në shumë vende të tjera, pasi shija dhe atmosfera që krijon kjo ëmbëlsirë është shumë e bukur. Më poshtë ju sjellim mënyrën si mund t’i gatuani.

Biskotat e Krishtlindjeve janë një ëmbëlsirë tipike e veriut të Europës, e huazuar në shumë vende të tjera, pasi shija dhe atmosfera që krijon kjo ëmbëlsirë është shumë e bukur. Me një shije të thjeshtë dhe të parezistueshme, biskotat e Krishtlindjeve janë shoqëruese perfeket edhe për një filxhan me kakao, apo çokollatë të nxehtë. Mund t’i varni në pemën e Krishtlindjeve, apo t’i paketoni si dhuratë për miqtë, ose të dashurit tuaj, por mbi të gjitha këta biskota janë një kënaqësi e pafund për të vegjëlit.

Çdo qytet i veriut të Europës ka recetën e vet për këto biskota, gjithashtu edhe një emër specifik. Në Gjermani njihen si Nürnberger Lebkuchen, ose Pfefferkuchen. Në përrallat për të vegjëlit thuhet se origjina e tyre vjen nga një lloj buke bavareze dhe se biskotat së pari janë prodhuar në Norimberg. Legjenda thotë se nga fundi i vitit 1300, pas Krishtit, monarkët e qytetit zhvilluan një recetë të biskotave të Krishtlindjeve, duke i shtuar produkte dhe përbërës lokalë, si përshembull mjaltin. 

Receta e biskotave të Krishtlindjeve është shumë e thjeshtë për t’u realizuar. Mjafton të ndiqni hapat e duhur!

Kohëzgjatja: 20 minuta dhe 12 orë në frigorifer 

Sasia: 50 biskota 150 gr. 

Përbërësit:

miell gruri 360 gr. 

miell thekre 150 gr. 

bajame të thërmuara 

2 vezë të freskëta 

200 gr. sheqer 

200 gr. mjaltë 

10 gr. sodë buke 

50 gr. gjalpë i freskët 

1 lëkurë limoni të grirë pak vanilje 

1 limon e shtrydhur 

1 lugë gjelle rum 

Kanellë, 

rrënjë karajfili në pluhur, 

pak qumësht, 

bajame dhe arra për dekorim

Përgatitja

1. Pasi të keni shtruar letrën e pjekjes mbi tavën ku do t’i piqni, në një tas bashkoni miellin e grurit, me miellin e thekrës, bajamet e thërmuara dhe sodën. 

2. Sapo të keni përzier në një enë tjetër (nëse është e nevojshme edhe duke e ngrohur pak), sheqerin dhe mjaltin, i shtoni në tasin ku keni miellin, duke shtuar më pas edhe vezët, vaniljen, gjalpin e shkrirë, rumin, lëngun e limonit, rrënjët e karajfilit. I përzieni mirë dhe e punoni me kujdes deri sa të bëhet një brumë kompakte ku të jenë lidhur mirë njëri me tjetrin të gjithë përbërësit. 

3. E mbuloni lehtë brumin me një pecetë të njomur dhe e vendosni të pushojë në frigorifer të paktën për 12 orë. 

4. E nxirrni nga frigoriferi dhe e punoni brumin me shpejtësi. Pastaj e shtroni mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe pak nga pak e hapni në formën e një petë me trashësi 1 cm. 

5. E prisni brumin me format që dëshironi, pastaj e lyeni me furçë me pak qumësht të freskët dhe menjëherë pas kësaj i zbukuroni bisotat tuaja me bajame dhe arra, i piqni në furrën e parangrohur me 180 gradë. Koha e pjekjes është rreth 6 minuta. 

6. Pjesa më e bukur e biskotave është t’i zbukuroni as pjekjes me glasse (krem sheqeri) ose me çokollatë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:biskotaKrishtlindje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Krishtlindjet, dhurata që nuk do ju kushtojnë shumë, por do i gëzojnë të gjithë
Next Article Nxënësit e shkollës “Zoi Vangjeli”, Velabisht, Berat, performojnë dramën “Vilhelm Teli”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?