Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mënyra si të mësoni nxënësit të jenë të lumtur
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Mënyra si të mësoni nxënësit të jenë të lumtur

portalishkollor
Last updated: June 26, 2020 2:27 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesit edukojnë doktorë, inxhinierë, të cilët janë ambiciozë dhe kompetitivë. Por nga ana tjetër nuk e kuptojmë çfarë qenie njerëzore edukojmë, sa human është ai. Qëllimi është t’i bëjmë nxënësit të qeshin më shumë dhe të stresohen më pak.

1 – Ushtrimet e mirënjohjes janë ndër ato ushtrime, që na çojnë drejt lumturisë. Mësuesi pyet çdonjërin nga nxënësit se për çfarë janë ata mirënjohës më së shumti në jetë. Përgjigjet janë të ndryshme dhe mjaft të këndshme, ashtu siç mund të jenë përgjigjet naive të fëmijëve. 

– Mamaja ime gatoi drekën me perimet e preferuara. jam shumë mirënjohëse që ajo kujdeset për mua.

– Babai më dërgoi në park në fundjavë për t’u argëtuar. Jam mirënjohëse që ai shpenzon kohë me mua, edhe pse i duhet të punojë shumë. 

– Motra e madhe më ndihmon çdo ditë me detyrat e shtëpisë. Ajo është arsyeja pse unë marr gjithnjë nota të mira, prandaj i jam mirënjohëse. 

Kështu vijon një bashkëbisedim i nxënësve, të cilët tregojnë sesa shumë janë mirënjohës në jetë, madje edhe me sanitarët të cilët e mbajnë shkollën të pastër. Të dish të jesh mirënjohës në jetë dhe ta shprehësh atë, të relakson, të bën një njeri më të qetë. Nxënësit reflektojnë pozitivitet dhe dinë të kooperojnë më mirë me jetën e tyre. Shkëputen pak nga rutina e përditshme e ushtrimeve, detyrave, të cilat ndikojnë në mirëqenien e fëmijëve. Stresi pakësohet, ndaj merni pak minuta për të folur rreth “mirënjohjes”.

Shumë besojnë se stresi, ankthi, konkurenca e lartë janë arsyet pse nxënësit ndihen të stresuar dhe akumulojnë energji negative. Mbi të gjitha krahasimi, kur mësuesi i krahason nxënësit me njëri-tjetrin. Ne edukojmë doktorë, inxhinierë, llogaritarë, të cilët janë ambiciozë dhe kompetitivë. Por nga ana tjetër nuk e kuptojmë çfarë qenie njerëzore edukojmë, sa human është ai. 

Qëllimi është t’i bëjmë nxënësit të qeshin më shumë dhe të stresohen më pak. 

2 – Duke bërë më shumë orë mësimi në natyrë. Sa më shumë afër natyrës, aq më mirë.

3 – Punë argëtuese ne grup, kështu argëtohen shumë më shumë. 

4 – Mesazhet motivuese, të shkruhen nëpër muret e shkollës.

5 – Shkolla të ketë sa më shumë krijime të nxënësve të varura nëpër mure. Kjo i motivon nxënësit të bëhen kreativë dhe të shprehin talentin e tyre, sepse ata e dinë që do të ‘shpërblehen’, duke i paraqitur përpara të tjerëve krijimet dhe kështu do të ndihen krenarë për veten. 

6 – Edhe nëse nxënësit nuk shkëlqejnë në një lëndë të caktuar, nxitini ata të kenë besim maksimal në vete. 

Gjëja më e rëndësishme, përtej të gjithave është të shikoni buzëqeshje në sytë dhe në fytyrat e nxënësve tuaj. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:menyranxeneste lumtur
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shtëpia jonë (mjedisi)
Next Article Të rikthehemi fuqishëm, asgjë s’na ndalon drejt dijes
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?