Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “I keqi i vetes”, Klubi i Librit i PNL takim me shkrimtarin Gazmend Kapllani
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“I keqi i vetes”, Klubi i Librit i PNL takim me shkrimtarin Gazmend Kapllani

portalishkollor
Last updated: December 13, 2019 2:08 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Klubi i Librit i shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” ka zhvilluar një takim me shkrimtarin Gazmend Kapllani për të bashkëbiseduar për librin e tij të suksesshëm “I keqi i vetes”. Për ta ky ishte një aktivitet tepër mbresëlënës jo vetëm letrar.

Në mjediset e bibliotekës së gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Klubi i Librit të kësaj shkolle, ka zhvilluar një takim sa letrar, aq edhe frymëzues për artin e të jetuarit. 

Nxënësit e këtij klubi patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me shkrimtarin Gazmend Kapllani për veprën e tij të suksesshme “I keqi i vetes”. 

Romani, i përkthyer në dhjetë gjuhë të botës deri më sot dhe i vlerësuar nga kritika perëndimore, lexohet me një frymë e që për nga temat që trajton, ndër më të dhembshmet e aktuale të historisë së Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës, mbetet universal. 

Për shkrimtarin ky takim me të rinjtë ishte tepër i veçantë, krahasuar me shumë promovime të mëparshme që i janë bërë veprës. 

“Në këtë takim mora një overdosë bukurie mendore nga nxënësit e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’. Një diskutim i mrekullueshëm me ta për letërsinë, imagjinatën, artin e shkrimit dhe artin e jetës. Me la mbresa kërshëria, mprehtësia dhe pyetjet e mrekullueshme e intriguese. Falënderim të veçantë mësueses së letërsisë, Oriana Osmani Moja dhe mikes dhe botueses sime Rita Filipi për organizimin e takimit dhe bashkëbisedimin” – u shpreh për Portalin Shkollor shkrimtari Kapllani.

Ndërsa botuesja e ALBAS, Rita Filipi tha se: “Ishte vërtet një kënaqësi ky takim. Nxënësit na befasuan me pyetjet e tyre”. 

Takime të tilla letrare të nxënësve të Klubit të Librit të PNL janë të shpeshta. Në këto aktivitete ata kanë mundësi të njohin nga afër autorë të ndryshëm dhe veprat e tyre më të mira. 

“Letërsia nuk të zgjidh problemet, por ajo pak nga pak, te hap dyer të pahapura, të ofron modele, të cilat ti i shikon, i analizon, i pëlqen, i refuzon, i lufton e në fund kupton shijen e ëmbël të saj!”- u shpreh mësuesja e letërsisë Oriana Osmani . 

(Për të mësuar më tepër rreth romanit “Ikeqi i vetes” ju mund të klikoni në këtë link: http://www.portalishkollor.al/news/i-keqi-i-vetes )

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:i keqi i vetespetro nini luarasitakim me shkrimtarin
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Letra e një babai për vajzën e tij
Next Article Teste në lëndën fizikë, klasa e VII, IX dhe XII, periudha parë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?