Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “SESI” apo “SE SI”?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“SESI” apo “SE SI”?

portalishkollor
Last updated: December 2, 2019 10:53 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ndajfolja “sesi” dhe lidhëza ftilluese “se” kur ndiqet nga ndajfolja e mënyrës “si” dallojnë për nga kuptimi dhe përdorimi në fjali të ndryshme. 

Sipas fjalorit, ndajfolja “sesi” ka kuptimin: në një mënyrë të papërcaktuar, të paqartë ose pak të çuditshme: sesi ndodhi, as unë vetë nuk e di; nuk ka sesi nuk është e mundur, në asnjë mënyrë.

Ndërkaq, lidhëza “se”:

1. lidh një fjali kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore ose përcaktore me fjalinë drejtuese; që: dihet se Toka rrotullohet rreth Diellit; e mori vesh se ku ishin.

 2. lidh një fjali shkakore me fjalinë drejtuese, me kuptimin “sepse, meqë, ngaqë”, ose një fjali shkakore që shpreh një veprim i cili do të ketë pasoja të padëshirueshme nëse nuk plotësohet veprimi i shprehur nga fjalia drejtuese, me kuptimin “përndryshe, në rast të kundërt”; sepse: i donte se ishin trima; mos dil pa pallto, se do të ftohesh.

 3. lidh një fjali krahasore ose gjymtyrën e dytë të një krahasimi; sesa: më mirë të dish se të kesh; më mirë vonë se kurrë; ishte më i ëmbël se mjalti.

 4. e përsëritur, lidh dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali që i kundërvihen njëra-tjetrës, kur shprehet mëdyshje, mospëlqim, pasiguri etj.; që: se unë, se ti, njëri do të përgjigjet; se ka, se s’ka, ai nuk e prish gjakun; u bë se u bë.

 5. përdoret në disa togje lidhëzore me kuptim shkaku, kohe, krahasimi, kundërvënieje, lejimi: për arsye se…; nga frika se…; nga shkaku se…; për shkak se…; duke qenë se…; në është se…; në rast se…; në qoftë se…; po qe se…; po të jetë se…, para (përpara) se…; qysh se…; vetëm se… etj.

Ndajfolja “si” përdoret për të treguar mënyrën e kryerjes së një veprimi.

Pra ndajfolja “sesi” përdoret në fjalitë në të cilat shprehet diçka e papërcaktuar, e paqartë, kurse “se si” përdoret për të lidhur fjalinë drejtuese me fjali kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore, përcaktore, shkakore, krahasore. 

– Ajo më mësoi se si ta hap derën pa bërë zhurmë.

– Kënaqesha kur e dëgjoja se si fliste.

– Sesi nuk u përmbysëm gjëkundi.

– Vetëm një ditë ca dele të trembura të një grigje sesi u gjendën mbi të, deshën të ktheheshin mbrapsht, por s’mundën dhe rendën sipër saj.

Medina Mehmeti

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:medina mehmetiRregullase sisesi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Nëse e keqja vjen papritur, frika është zgjidhje
Next Article Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?