Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Festojmë 28-29 nëntorin!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Festojmë 28-29 nëntorin!

portalishkollor
Last updated: November 25, 2019 8:19 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Mesme të Bashkuar, Postribë, me rastin e festave të nëntorit. Ky aktivitet ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe rëndësinë që kanë Dita e Flamurit dhe Dita e Çlirimit për ne.

Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Mesme të Bashkuar, Postribë, me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit. Ky aktivitet ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe rëndësinë që kanë Dita e Flamurit dhe Dita e Çlirimit për kombin shqiptar.

Qëllimi:

Ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe rëndësinë që kanë  Dita e Flamurit dhe Dita e Çlirimit për kombin shqiptar.

Pjesmarrësit: Nxënësit, mësuesit dhe prindërit e nxënësve.

Përfituesit: Nxënësit e Arsimit Fillor.

Kohëzgjatja: 2 orë mësimore.

Vendi: Veranda e shkollës . 

Data: 22 nëntor  2019.

Ora: 12:00-13:30

Mjetet: 

Kompjuter, video-projektor, dixhej, disqe me këngë kushtuar atdheut, flamurit dhe figurave të shquara të kombit shqiptar që kontribuan në pavarësinë e arritur, materiale të ndryshme për zbukurimin e mjedisit, kartolina, lule, certifikata, dhurata  etj.

Buxheti: 

U mundësua nga bordi i shkollës.

(Shuma e mundësuar, 5000 lekë.)

KOMPETENCAT E ARRITJES NË KËTË AKTIVITET

– Interpreton vargje kushtuar flamurit  dhe luftës për çlirimin e atdheut tonë;

– Krijon me shkrim vjersha, tregime, kartolina e letra për luftën dhe dëshmorët e rënë gjatë luftës;

– Përshkruan luftra, portrete të dëshmorëve dhe heronjëve të luftës;

– Dramatizon pjesë të ndryshme kushtuar luftës heroike të popullit shqiptar;

– Shpreh emocionet e tij me thënie të bukura kushtuar flamurit, luftës dhe pasojave që ajo solli te vendi ynë; 

– Shkruan mesazhe për Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë; 

– Diskuton për ushqimet që gatuanin nënat për të ndihmuar trimat që luftonin për liri, duke e konkretizuar edhe me gatimin e tyre nga vetë nxënësi;

– Tregon për kontributin e popullit  gjatë luftës antifashiste për çlirimin e vendit;

– Tregon për pozicionin e popullit shqiptar, pro kualicionit antifashist;

– Tregon se si është vlerësuar lufta e popullit tonë kundër nazifashizmit në vitet 1939-1944;

– Tregon për gjendjen sociale të banorëve në zonën e Postribës dhe të tërë Shqipërisë gjatë periudhës 1939-1944;

– Tregon për jetën e banorëve në qytet e në fshat;

– Tregon disa nga traditat më të bukura të popullit tonë që dolën në pah gjatë luftës për çlirimin e Shqipërisë;

– Krijon me aplikacion dhe me vizatim aspekte nga lufta e popullit shqiptar;

– Analizon veprat artistike të performuara/realizuara nga artistët shqiptarë kushtuar luftës së popullit dhe heronjve të kësaj lufte për liri e atdheut tonë;

– Këndon këngë të bukura kushtuar LANÇ dhe heronjve të ndryshëm;

– Gjen në internet material për rolin e popullit tonë në luftën për çlirimin e vendit;

– Interpreton thënie të bukura kushtuar Ditës së Flamurit dhe Ditës së Çlirimit;

– Krijon vargje të bukura për Ditën e Pavarësisë  dhe Ditën e Çlirimit në bashkëpunim me të tjerët.

Mënya e realizimit

– Aktiviteti fillon me rregullimin dhe dekorimin  e ambjentit ku do të zhvillohet shfaqja nga nxënësit së bashku me mësuesit, me mjetet e sjella dhe të përgatitura posaçërisht për këtë aktivitet.

– Bëhet vendosja e karrigeve  në formën e përshtatshme, sipas klasave, duke lënë rrugë të lira për hyrje-dalje dhe qëndrim të pjesëmarrësve në këtë festë.

– Në qendër të verandës së shkollës vendoset një sfond me shkrimin: GËZUAR 28-29 NËNTORIN, logoja e 75 – vjetorit të çlirimit dhe si  shenjë nderimi flamuri shqiptar së bashku me flamurin kosovar.

– Me shenjë mirënjohjeje, duke u ngritur në këmbë, këndohet nga nxënësit e të gjithë klasave Himni i Flamurit, shoqëruar me dixhej.

Përmes një pjemarrje masive, një prezantimi perfekt dhe interpretimi mbreslënës të nxënësve të kësaj shkolle, aktiviteti mori përmasa të mëdha. Aktivitetin e plotë ju ftojmë ta ndiqni më poshtë. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:28-29 nentoripostribe
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Viktima apo heroina të së përditshmes?
Next Article Portreti i Skënderbeut nga nxënësi Noel Lleshi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?