Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Festojmë 75-vjetorin e Çlirimit me ushqime tradicionale
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Festojmë 75-vjetorin e Çlirimit me ushqime tradicionale

portalishkollor
Last updated: November 21, 2019 6:53 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesja e palodhur Ardiana Kodheli, e shkollës “Adem Haxhija” Postribë, krijoi një atmosferë mbreslënëse në këtë 75-vjetor të Çlirimit të vendit, duke u kujdesur edhe për detajet më të vogla.

Në kuadrin e javës së veprimtarive për festën e 75-vjetorit të Çlirimit, klasa e XII (A) në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës “Adem Haxhija” Postribë paraqiti një projekt kurrikular me temë: “Të ushqehemi shëndetshëm – Ushqime tradicionale të krahinës së Postribës”. Ky projekt u organizua nga mësuesja e palodhur Ardiana Kodheli e cila me përkushtimin e saj krijoi një atmosferë mbresëlënëse në këtë 75- vjetor të Çlirimit të vendit, duke u kujdesur edhe për detajet më të vogla. 

Në këtë projekt dolën në pah veçoritë e kësaj krahine me gatimet e ndryshme tradicionale që e karakterizojnë atë. Në fillim një mesazh urimi për festën e 75-vjetorit të Çlirimit, pastaj një reportazh i shkurtër për këtë krahinë. Paraqitja e emërtimeve tradicionale të mbledhura nga nxënësit dhe së fundmi një panair me prodhime të zonës.

I ftuar ishte mësuesi specialist i historisë së zonës Faik Uraj, i cili foli për rëndësinë gjeografike dhe historike të Postribës. Ai vë në dukje se: Postriba ishte pjesëmarrëse në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të qëndresës ndaj  pushtuesve. Të dokumentuara veçanërisht në 250 vitet e fundit, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e përfaqësuar nga Isuf Sokoli, në mbrojtjen e trojeve nga coptimi i shovinistëve fqinje serbo-malazeze, të udhëhequr nga Hodo Sokoli. Postribasit morën pjesë në mbrojtjen e Shkodrës së rrethuar nga serbo-malazezet 1912-1913, në luftën e Koplikut 1920  të drejtuar nga komandanti me qeleshe Adem Haxhija, në kryengritjen e Postribës të 9 shtatorit 1946 drejtuar nga Osman Haxhija (vëllai i Adem Haxhisë). Gjithashtu ai vuri në dukje vlerat kulturore, etnografike, morale, arkitekturore të kësaj krahine.

Faik Uraj theksoi rëndësinë e kësaj zone e cila qëndron në disa aspekte: Së pari kjo lidhet me historinë, trashëgiminë dhe kulturën. Një ndikim të veçantë ka edhe pozicioni gjeografik, larmia e territorit, afërsia me qytetin e Shkodrës. Postriba ka pozitë gjeostrategjike shumë të rëndësishme. Kjo zonë lidh Shkodrën me zonën turistike të Thethit dhe Dukagjinin me zonën e Shllakut. Postriba është një nga krahinat më të vjetra e më të njohura të Shqipërisë Veriore. Kjo dëshmohet nëpërmjet Tumave ilire të Shtojit, kalasë ilire të Kratulit si dhe asaj të Mesjetës së Drishtit. Në Postribë ndodhet “Ura e Mesit”, një monument i rrallë me vlera kulturore dhe arkitektonike në Shqipëri – theksoi ai. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:75 vjetori i clirimitardiana kodhelipostribe
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë
Next Article Modul për trajnimin e prindërve, çfarë duhet t’u ofrohet atyre nga mësuesit?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?