Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Filmi, si pjesë integrale e orës mësimore
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Filmi, si pjesë integrale e orës mësimore

portalishkollor
Last updated: November 2, 2019 8:42 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Të shikosh një film në klasë është ende tabu. Shumica e mësuesve nuk  e ndjekin si praktikë, sepse u duket humbje kohe. Mund të konsiderohet si “dembelizëm”, apo një ide jo fort kreative. Në fakt nëse implementohet në mënyrën e duhur, është një nismë mjaft interesante. 

Arsyet pse duhet të shikoni filma në klasë herë pas here:

1) Zgjidhni një film që ka të bëjë me lëndën dhe temën mësimore

Është shumë e rëndësishme që njohuritë teorike, nxënësit t’i shohin edhe vizualisht. Nëse në një orë historie kanë Luftën e Dytë Botërore, mund të ndjekin edhe një film, i cili ka në fokus këtë temë. Mësuesit e historisë padyshim që mund të gjejnë një film në lidhje me një periudhë specifike historike. Mësuesit e shkencave natyrore mund të gjejnë gjithashtu filma ose dokumentarë që ilustrojnë koncepte dhe tema të trajtuara në klasë. Shumë e lehtë është edhe për mësuesit e gjuhëve të huaja, të cilët mund të zgjedhin një film në gjuhën që ata japin mësim. Pra filmi, duhet të ketë patjetër lidhje me lëndën apo temën. Mbase për mësuesit e matematikës mund të jetë më e vështirë, por jo e pamundur. 

2) Përgatisni pyetësorë për nxënësit

Vetëm se jeni duke parë një film nuk do të thotë që studentët të mos bëjnë asgjë tjetër. Nëse planifikoni të shikoni një film, ndani me studentët një udhëzues filmi që do të shoqërojë atë. Ky mund të jetë një pyetësor, apo shënime. 

3) Në momente të caktuara ndalojeni filmin dhe diskutoni

Nëse temën mësimore e keni rreth Luftës Civile në Amerikë, në momentin kur filmi tregon shkaqet e luftës, ndërprejeni dhe diskutoni rreth tyre. Kjo taktikë ngjalla mjaft diskutime dhe debate në orën mësimore. 

4) Jepni detyra shtëpie në lidhje me filmin

Pasi të keni parë filmin, sigurohuni t’i referoheni, ndërsa jepni mësime për materiale të caktuara. Filmat janë një lidhje e fuqishme vizuale për nxënësit. Ju keni investuar kohë për të parë filmin, ndaj shfrytëzojeni maksimalisht.  Inkurajoni studentët të kujtojnë skena nga filmi dhe më pas t’ i shfrytëzojnë në detyrat e shtëpisë.

5) Diskutoni rreth filmit pasi ai të mbarojë

Pasi filmi të mbarojë, krijoni një diskutim rreth tij. Zakonisht nxënësit janë më të lirshëm kur bëhet fjalë për të diskutuar rreth një filmi, sesa të flasin për mësimin, megjithëse tema mund të jetë e njejtë. 

Ndaj, filmat nuk janë një humbje kohe, por janë një mënyrë humë e mirë për të prezantuar tema të cilat mund të jenë të vështira për t’u përthithur. Gjithçka varet nga mënyra si e servirni dhe si e shfrytëzoni. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:diskutimfilmiore mesimore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të bëjmë mozaikë prej letre
Next Article Shtëpia botuese “Albas” sjell në shqip librin me poezi “Apokalipsi i Kasandrës”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?