Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Studentët e Universitetit të Arteve fitojnë paktin me AQSHF për të kryer praktikat
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Studentët e Universitetit të Arteve fitojnë paktin me AQSHF për të kryer praktikat

portalishkollor
Last updated: October 29, 2019 2:11 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Universitetit të Arteve në kuadër të paktit për universitetin. Lehtësi për studentët për të kryer praktika, stazhe apo për të hulumtuar në materiale arkivore.

Në kuadrin e Paktit për Universitetin, ishte radha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit për të lidhur marrëveshje me Universitetin e Arteve. Sipas kësaj marrëveshjeje, studentët e fakulteteve të ndryshme të UA, mund të kryejnë praktika, stazhe, të kenë lehtësira për hulumtimin e materialeve arkivore, etj., sipas interesave përkatëse. Më herët Ministria e Kulturës dhe Universiteti i Arteve ka nënshkruar marrëveshje me Teatrin Kombëtar, Galerinë Kombëtare të Arteve, Teatrin Kombëtar Eksperimental, Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve.

Pikat e marrëveshjes:

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka detyrimet si mё poshtë:

1 – Të ofroj stazhe dhe praktika për studentët e Universitetit tё Arteve dhe tё verё nё dispozicion tё tyre fondin arkivor pёr realizimin e punёve dhe detyrave shkollore, kёrkimeve dhe studimeve me pёrfitim tё ndёrsjelltё pёr tё dyja institucionet tona.

 2 – T’u krijojё kushtet studenteve tё UART pёr hulumtim në fondin filmik (dhe xhirime të reja) me qëllim përgatitjen e video spoteve promovuese për AQSHF-në, për shpërndarje në rrjete sociale. Asistencë me programin e AQSHF Albania On Film. (studentë të programit të studimit Regji dhe Regji Filmi dhe Televizioni).

3 – T’u krijojё kushtet studenteve tё UART pёr hulumtim në fondin filmik dhe në fondet e tjera artistike që disponon AQSHF për shkrimin e temave dhe artikujve studimorë që u nevojiten në detyrat universitare por edhe që do të përdoren për t’u përfshirë në një botim studimor të do të bëjë AQSHF mbi kinematografinë shqiptare.

4 – Tё pranojё studentёt e UART për kryerjen e internshipeve të fokusuar në tematikat e mëposhtme:

        • Studim i muzikës së filmit shqiptare nga studentët e Fakultetit të Muzikës dhe organizimin aktiviteteve muzikore,

        • Digjitalizimi i koleksionit të partiturave origjinale në fondin e AQSHF-së,

        • Digjitalizimi i fototekës dhe skedimi i fotove të digjitalizuara,

        • Punime grafike murale në muret e jashtme të vendruajtjeve të fondit filmik në AQSHF nga studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura,

        • Animatorë në programet e edukimit. 

5 – Ndërgjegjësimi dhe orientimi i shijeve të studentëve në kinematografinë shqiptare dhe të huaj duke projektuar (në 35mm ose digital) dhe analizuar filma të spikatur të kinematografisë shqiptare dhe botërore, filma të kinemasë ballkanike, etj.. Gjatë këtyre projeksioneve do të jenë të ftuar artistë dhe specialistë të filmit që kanë punuar dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e produksioneve dhe krijimeve artistike. Profesionistë me emër nga gjithë proceset krijuese si: Regjisorë, Operatorë, Piktorë filmi, Skenografë, Kostumografë, Kompozitorë, Inxhinierë Laboratori, Montazhierë, Producentë etj., që diskutojnë me studentët dhe i tregojnë eksperiencat e tyre duke i frymëzuar ato.

6 – Tё pranojё studentёt e UART si asistentё salle në shfaqjet e Kinematekës që do të organizojë AQSHF. Pjesëmarrje aktive në organizimin e aktiviteteve duke i lënë studentëve të interesuar hapësirë për të propozuar idetë e veta për punën dhe proceset në fjalë.

7 – Tё bashkёpunojë me Universitetin e Arteve dhe tё garantojё pjesëmarrje tё studentёve nё aktivitete, shfaqje, forume e debate mbi kinematografinё qё do tё organizohen nga AQSHF si dhe nё tё gjitha workshop-et profesionale kombёtare dhe ndёrkombёtare nё fushën e ruajtjes dhe restaurimit tё trashёgimisё kulturore qё do tё organizojё AQSHF.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:artetpraktikastudentet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Metoda e thjeshtë për mbledhjen dhe zbritjen e thyesave me emërues të ndryshëm
Next Article Vetëm njerëzit e përmbushur janë njerëz të lirë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?