Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kërkimet shkencore, mblidhen në Tiranë përfaqësues të arsimit të lartë të vendeve të BE
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Kërkimet shkencore, mblidhen në Tiranë përfaqësues të arsimit të lartë të vendeve të BE

portalishkollor
Last updated: October 25, 2019 8:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini: “Erasmus Plus, hap universitetet ndaj perspektivave dhe informacioneve të reja në auditorë dhe laboratorë të kërkimit shkencor”.

Rreth 250 përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar dhe krijuar partneritete në mënyrë që të rritet sasia dhe cilësia e aplikimeve të përbashkëta në kuadrin e programit të shkëmbimit “Erasmus+”. Qëllimi i këtij seminari është rritja e numrit të aplikimeve brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor për propozime “Erasmus +” duke ofruar mundësi konkrete për rrjetëzim. E pranishme në hapjen e këtij seminari të radhës ishte Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, e cila së bashku me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, i uruan mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve. 

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Shahini duke nënvizuar kontributin që sjell programi “Erasmus+”, u shpreh se në thelb të tij qëndron shkëmbimi i studentëve dhe pedagogëve që detyrimisht çon te hapja e universiteteve ndaj perspektivave dhe informacioneve të reja në auditorë dhe laboratorë të kërkimit shkencor. Ndër të tjera, Ministrja Shahini u ndal edhe tek protesta e studentëve vitin e kaluar. 

Pasi theksoi rëndësinë e tyre, ajo u shpreh se shumica e shqetësimeve kanë marrë tashmë zgjidhje teksa përmendi disa prej tyre: “Ne filluam të zbatojmë politika të reja për të mbështetur universitetet dhe ndërtuar kapacitete kërkimore. Pra, kemi shumë grante të reja për infrastrukturën kërkimore. Kemi siguruar qasje në bibliotekën digjitale për të gjithë studentët dhe akademikët në Shqipëri. Ata kanë mundësi të përdorin miliona artikuj dhe revista akademike falas. Kjo mënyrë i ndihmon universitetet, studentët dhe komunitetin akademik për të çuar më tej kapacitetet e tyre kërkimore”- tha Ministrja Shahini. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kerkime shkencoreperfaqesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kujtesa te nxënësit, mënyra praktike përmirësimi
Next Article Provimi i licencës, lista emërore për mësuesit e profilit Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?