Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Panairi i 22-të i Librit vjen më 13-17 nëntor, promovohen mbi 40 vepra të reja në shqip
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Panairi i 22-të i Librit vjen më 13-17 nëntor, promovohen mbi 40 vepra të reja në shqip

portalishkollor
Last updated: October 24, 2019 2:55 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar, Petrit Ymeri, ka thënë për Portalin Shkollor se viti 2019 për këtë ngjarje do të bëjë bashkë 100 shtëpi botuese nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa do të promovohen mbi 40 vepra të reja në shqip.

Nga Shoqata e Botuesve Shqiptar jemi venë në dijeni se Panairi i Librit në Tiranë këtë vit do të zhvillohet nga data 13 deri në 17 nëntor. Ai do të çelet ditën e mërkurë në orën 08:00, ndërsa për çdo ditë, deri të dielën, do të qëndroj i hapur deri në orën 21:00. I kontaktuar nga Portali Shkollor, kryetari i kësaj shoqate, Petrit Ymeri, ka thënë se viti 2019 për këtë ngjarje do të bëjë bashkë 100 shtëpi botuese, ndërsa do të promovohen mbi 40 vepra të reja të sjella në gjuhën shqipe. 

“Panairi i Librit, si zakonisht, do të jetë një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Ai do të ketë si objekt kryesor paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim vitin e fundit. Për këtë vit do të promovohen mbi 40 vepra të reja të sjella në shqip. Ky panair gjithashtu do të bashkojë të gjithë njerëzit, puna e të cilëve ka në epiqendër librin: autorë, botues, përkthyes, përfaqësues të shtypit dhe medias me qëllim zhvillimin e kontakteve midis tyre dhe promovimin e leximit në publikun e gjerë, veçanërisht te të rinjtë. Ky panair do të shndërrohet edhe në një panel të rëndësishëm diskutimi për artin dhe kulturën”- ka thënë Ymeri. 

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar ka shtuar se në Panairin e 22-të të Librit në Tiranë, përgjatë pesë ditë të tij do të zhvillohen gjithashtu edhe seminare dhe konferenca përsa i takon  problemeve të përkthimeve, ndërkohë që do të prezantohen edhe projekte të reja sipas programit evropian “Creative Europe”, pjesë e të cilit është edhe shtëpia botuese “Albas”.  

Pallati i Kongreseve do të flasë shqip në datat 13-17 nëntor dhe ju do të mund të përfitoni nga ofertat dhe zbritjet që do t’ju ofrohen. Mos mungoni!

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:panairi 22shqipte rejavepra
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë prindi jeni ju: “zdrukthëtar” apo “kopshtar”?
Next Article Zhvillimi i pavarësisë tek fëmijët 3 dhe 4 vjeç
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?