Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësit njihen me Bazilikën në Elbasan
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Nxënësit njihen me Bazilikën në Elbasan

portalishkollor
Last updated: October 10, 2019 2:56 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në mësimin e historisë, klasa e V, me temë ‘’Arkeologu i vogël’’ zhvilluar nga mësuesja Alma Lika po shkëpusim një pjesë nga përjetimet e saj për këtë orë mësimi.

Në mësimin e historisë, klasa e V, me temë ‘’Arkeologu i vogël’’ zhvilluar nga mësuesja Alma Lika po shkëpusim një pjesë nga përjetimet e saj për këtë orë mësimi. 

Vendosa që këtë orë ta zhvilloja ne Mozaikun e Bazilikës Paleokristiane, Elbasan. Sa bukur e pritën fëmijët! Ndjeva se nxënësve, krahas kënaqësisë, iu shtua përgjegjësia, sepse ata kishin detyrë të prezantonin informacione për objekte të ndryshme arkeologjike që kishin studiuar. Sapo arritëm, pamë se atje po punonin një grup i madh arkeologësh shqiptarë dhe francezë. Nuk kishte më mire se kaq. Fëmijët u bënë vëzhgues të një zbulimi arkeologjik. Kureshtja u lexohej në sy arkeologëve të mi të vegjël.

Pasi morëm leje që të qëndronim në rrugicën pranë mozaikut na u afruan specialistët e monumenteve të qytetit tonë Albana Drenogllava dhe Elvira Alushi, të cilat dua t’i falenderoj për prezencën dhe bashkëbisedimin.

Ato na njohën me gërmimet që po bëheshin për nxjerrjen në pah të mozaikut. Mozaiku daton rreth shekullit të VI pas lindjes së Krishtit. Deri më tani janë konstatuar disa figura mjaft interesante, ku veçojmë figurën e një peshkatari, delfini, shpendi si dhe një shumëllojmshmëri peshqish me një larmishmëri ngjyrash mjaft interesante, etj. Kjo bazilikë shquhet për një cilësi mjaft të lartë artistike në lidhje me realizimin e gjithë figurave që ndodhen aty.

Erdhi koha kur arkeologët e vegjël duhej të prezantonin objektin arkeologjik që kishin përzgjedhur, pra duhej të flsinin mbi kohën, vendin dhe përdorimin e objektit historik.

Jam e lumtur që edukojmë fëmijë kaq të mbarë, me përgjegjësi për detyrat që u ngarkohen dhe ndjenjë të lartë atdhedashurie. Çdonjëri prej tyre përsëriste diçka të ngjashme: “Ndihem krenar për atdheun tim, për pasuritë e mëdha arkeologjike që mbart”.

Nxënësit flisnin aq bukur sa nuk mund të mos e vinin re dhe arkeologët francezë, të cilët kishin 6 vite që punonin në Shqipëri dhe kuptonin shumë nga informacionet që prezantonin nxënësit. U afruan dhe filluan të bashkëbisedonin me fëmijët për zbulimet arkeologjike dhe për pershtypjet e tyre në vendin tonë.

Në fund të kësaj ore mësimi u kënaqa kur nxënësit më thanë: “Sot u ndjemë arkeologë të vërtetë”.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bazilikaelbasanhistoriore e hapur
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Zbukuroni pjatat e fëmijëve tuaj me kreativitet
Next Article Së shpejti “Albas” sjell romanin në shqip të nobelistes Olga Tokarczuk, “Shtërgjet”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?