Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Arsyet pse shkollat duhet të kenë psikologë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Arsyet pse shkollat duhet të kenë psikologë

portalishkollor
Last updated: September 26, 2019 9:39 am
portalishkollor
Share
SHARE

Psikologu i shkollës do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në sigurimin se shkollat janë të përgjegjshme ndaj një bote që ndryshon. Ja pesë arsyet pse çdo shkollë duhet të ketë psikolog…

Kohët kanë ndryshuar. Përderisa çështjet akademike janë akoma në fokus, faktorët socialë, ekonomikë dhe politikë kanë ndryshuar mjedisin shkollor. Në këtë mjedis, psikologët e shkollave kanë dalë si mbrojtës për fëmijët.

Janë pesë arsye kryesore pse janë të nevojshëm psikologët në shkolla:

1. Psikologu i shkollës mund të punojë si pjesë e një ekipi që përfshin mësuesit dhe punonjësin social. Ekspertiza e psikologut të shkollës është veçanërisht e dobishme në trajtimin e nevojave të fëmijëve me probleme dhe duke u siguruar në sukseset e tyre.

2. Psikologët e shkollave trajnohen për situata të sulmeve të panikut apo krizave. Është për të ardhur keq që krimi dhe dhuna janë të përfshirë në shkolla. Truri i fëmijëve i cili është në zhvillim është i ndjeshëm ndaj dëgjimit të incidenteve, aq më tepër të jenë dëshmitarë të tyre. Psikologu i shkollës është gjithmonë pjesë e ekipit në shkollë që është gati të ofrojë këshillim dhe mbështetje emocionale për fëmijët që preken nga tragjeditë, përfshirë vdekjen e shokëve të tyre, mësuesit dhe ngjarjet e tjera katastrofike që mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë tek nxënësit.

3. Psikologët e shkollave ndihmojnë në krijimin e shkollave të sigurta dhe ambienteve pozitive, të cilat ndihmojnë në të mësuarit. Dhuna e të rinjve përfshin sjellje të ndryshme që mund të dëmtojnë dikë fizikisht dhe emocionalisht. Dhuna në shkollë mund të ndodh brenda ose jashtë territorit të shkollave në ngjarjet e organizuara nga shkolla. Bullying (ngacmime), kërcënime verbale, grindje fizike në çdo nivel dhe sulme me armë, fatkeqësisht janë bërë pjesë e mjedisit në disa shkolla.

4. Psikologu i shkollës luan një rol në forcimin e partneriteteve mes prindërve, shkollave dhe gjithë komunitetit. Psikologu i shkollës pritet të shërbejë si ndërlidhës midis familjeve dhe shkollës si dhe midis shkollës dhe komunitetit. Psikologu është një diplomat i trajnuar për të bashkuar njerëz të kulturave dhe prejardhjeve të ndryshme për të promovuar një mjedis mësimi që është i sigurt dhe gjithëpërfshirës.

5. Psikologët e shkollave mbështesin përpjekjet e llogaridhënies në shkolla përmes vlerësimeve. Testimi është një çështje e ndjeshme në shkollat e sotme. Psikologët e shkollave pritet të ndihmojnë në gjenerimin e të dhënave të dobishme përmes vlerësimeve që do të ndihmonin në identifikimin e fushave kritike për përmirësim akademik. Rezultatet e testit janë gjithashtu të dobishme në monitorimin e ngritjes së nxënësve gjatë një viti dhe përcaktimin e faktorëve të rrezikut që mund të kenë ndikim në rezultatet e të nxënit.

Psikologu i shkollës do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në sigurimin se shkollat janë të përgjegjshme ndaj një bote që ndryshon.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:psikologushkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Aktivitet promovues/workshop “Të skicosh monumentet e kulturës si një artist”
Next Article Një mesazh i sinqertë për ju të thjeshtët e mi!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?