Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Emërohen anëtarët e Task Forcës për luftimin e piraterisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Emërohen anëtarët e Task Forcës për luftimin e piraterisë

portalishkollor
Last updated: September 13, 2019 12:32 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në bazë të dispozitave ligjore në fushën e të Drejtës së Autorit dhe Strategjisë Kombëtare për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Task Forcës kundër piraterisë në fushën e të drejtës së autorit.

Task Forca do të ketë në përbërje Drejtorin i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta nga MKRS – Kryesues; Kryeinspektorin e Inspektoratit të Tregut – MTI -Zëvendëskryesues; Përfaqësuesin e Prokurorisë së Shtetit; Drejtorin e Zyrës për Pronësi Industriale – MTI; Udhëheqësin e Sektorit të Pronësisë Intelektuale nga Dogana e Kosovës; Shefin e sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës; Shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike po ashtu nga Policia e Kosovës; dhe Kryeshefin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas vendimit të nxjerrë Task Forca do të ketë në përgjegjësinë e saj Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit; Koordinimin e veprimeve të institucioneve në luftën kundër falsifikimit dhe  piraterisë me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve konkrete nga ana e institucioneve dhe organeve kompetente që janë pjesë e Task Forcës dhe institucioneve tjera që ndërlidhen me luftën kundër falsifikimit dhe  piraterisë në fushën e të drejtës së autorit; dhe Sensibilizimin e institucioneve të zbatimit të ligjit, dhe publikut në luftën kundër falsifikimit dhe piratërisë në fushën e të drejtës së autorit.

Me këtë hap, ka vlerësuar ministri Gashi, po ndërmerren veprimet konkrete në luftën kundër falsifikimit në njërën anë dhe kjo do të thotë mbrojtje e krijimtarisë dhe autorëve, duke dëshmuar kështu vendosmërinë e institucioneve për zbatim ligjit në kuadër të shtetit të së drejtës.

“Jam i bindur që vendimi i marrë sot do të jap frytet e veta. Task Forca do të jetë një mekanizëm dhe trupë e cila do të angazhohet në luftën kundër falsifikimit dhe piraterisë dhe shpresoj se kjo gjë do të shihet në terren. Besoj se krijuesit e autorët do të ndjehen më të sigurt për punën e tyre dhe do të nxiten që t’i sjellin vendit tonë krijimtari e vepra me të cilët do të krenohemi”, tha ndër të tjera ministri.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Kosovete drejtat autoriale
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Inteligjenca emocionale, vaksina e një shoqërie
Next Article Një e-mail, për në parajsë…
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?