Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Noti, sporti që vë në funksion të gjithë muskujt e trupit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Noti, sporti që vë në funksion të gjithë muskujt e trupit

portalishkollor
Last updated: July 9, 2020 7:09 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Noti nga profesionistët konsiderohet si një ndër sportet më të dobishme, i cili vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme. Sipas ekspertëve, noti hyn tek sportet që kërkojnë rezistencë të lartë, pasi vetëm për një gjysmë ore not, mund të digjen 350 kalori.

Kjo ndodh për shkak se trupit i duhet rezistencë më e madhe, 14 herë më shumë, sesa rezistenca ndaj çdo sporti tjetër. Kështu, trupit i duhet të djegë më shumë energji që të vazhdojë të ruajë dinamikën e tij brenda ujit. Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës. Për një shëndet sa më të mirë, ekspertët sugjerojnë tre herë në javë not, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta.

Noti është i vetmi aktivitet fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë që në moshë të hershme. Ky sport i cili kryhet në ujë zgjon tek fëmijët emocione të bukura dhe të lumtura. Kudo në botë noti është lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, gjë e cila u mundëson fëmijëve të zhvillojnë dhe t’i përvetësojnë teknikat e notit, dhe në të njejtën kohë fëmijët të arrijnë të qëndrojnë vetë mbi ujë. Noti, përveç përfitimeve të shumta që ofron, ndikon pozitivisht në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijës.

1. Përmirëson funksionin e lëvizshmërisë dhe të muskujve

2. Stimulon funksionimin e rregullt të sistemit kardiovaskular

3. Aktivizon dhe forcon të gjithë muskulaturën

4. Mundëson zhvillimin e duhur psikomotorik

5. Përmirëson koordinimin e lëvizjes

6. Zgjon ndjenjën e gëzimit dhe të dashurisë ndaj ujit

7. Parandalon shfaqjen e deformimeve në shtyllën kurrizore

8. Mundëson përvetësimin e teknikave të notit (stil i lirë, stil flutur, not shpine, not bretkose)

9. Nëpërmjet notit fëmijët socializohen dhe shoqërohen

10. Pasi të mësojnë të notojnë, fëmijët fitojnë vetëbesim, ata madje janë në gjendje që të shpëtojnë jetë të njerëzve të tjerë në ujë

Ky sport paraqet kulturën e jetës moderne dhe në të njejtën kohë është më i përhapur në të gjithë botën. Mësojeni fëmijën që në moshë të vogël t’i gëzohet dhe ta shijojë notin, të mos kenë frikë dhe të mos traumatizohen nga mjedisi i ujit. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASnoti
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përmes leksioneve të vyera, këta libra mund të ndryshojnë pozitivisht jetën tonë
Next Article Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?