Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Edhe në Volketswill hapet shkolla shqipe!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Edhe në Volketswill hapet shkolla shqipe!

portalishkollor
Last updated: August 27, 2019 12:31 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në Volketswil, të Kantonit të Cyrihut, në Zvicër, u hap edhe një pikë shkollore, ku dhjetëra nxënës iu bashkëngjiten bashkëmoshatarëve të tyre në mësimin e gjuhës shqipe. Interesimi ishte në nivelin e duhur, ndaj u hapën dy grupe.

“Aty ku hapet një shkollë shqipe e ardhmja e fëmijëve shqiptarë është më se e sigurt”

Të premten me datën 23. Gusht 2019, në Volketswil, të Kantonit të Cyrihut, në Zvicër, u hap edhe një pikë shkollore, ku dhjetëra nxënës iu bashkëngjiten bashkëmoshatarëve të tyre në mësimin e gjuhës shqipe.  Dy – tre takime të shkurtra me disa nga veprimtarët arsimdashës të kësaj ane rezultoi me hapjen e pikës shkollore në gjuhën shqipe. Po ashtu vlen të theksohet edhe kontributi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, dhe veçanërisht ambasadorit, z. Ilir Gjoni në hapen e pikave të reja shkollore. 

Interesimi ishte në nivelin e duhur, gjë që rezultoi që në ditën e parë të mos kishte vend për të gjithë në klasë. Prandaj ndarja në dy grupe, atë të nivelit të parë dhe të nivelit të dytë ishte më se i domosdoshëm.                                                                                                                

Por, jo vetëm kaq, sepse interesimi i disa familjeve për ta organizuar sa më mirë pikën shkollore në Volketswil, si dhe në bazë të fletëparaqitjeve të nxënësve kjo pikë shkollore premton që shumë shpejt do të shndërrohet në një çerdhe të vërtetë të fëmijëve shqiptarë, të cilët nën ndikimin e prindërve të tyre dëshirojnë ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.                                                                                   

Në takimin e parë me mësuesin Vaxhid Sejdiu nuk ishte vështirë të shihej në sytë e tyre dashuria dhe vullneti që kanë për ta mësuar gjuhën shqipe. Përpjekjet e tyre, që nganjëherë edhe në mungesë të njohjes së shkronjave mundoheshin të japin maksimumin prej vetes gjatë leximit apo komunikimit.        Një vit i vështirë sepse disa prej tyre fillojnë me vonesë 3-4 apo 5-vjeçare, por jo e pamundshme që të arrihet qëllimi i duhur. 

Ky bashkëbisedim me nxënësit dhe mësuesit Vaxhid Sejdiut ishte mjaft i ngrohtë, mjaft i drejtpërdrejtë dhe tepër motivues, i cili tha: “më besoni se tani kështu është gjendja pa fajin e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm, të cilët mundohen t`i shqiptojnë shkronjat, fjalët dhe t`i lexojnë fjalitë sa më mirë, por ky është fillimi. Jam më se i bindur në fund të vitit shkollor kjo gjendje do të jetë ndryshe dhe gjuha shqipe do të bëhet pjesë e pandashme e tyre”. 

Prandaj në këtë rrugëtim gatishmëria e nxënësve të shkollë shqipe në Volketswill duhet përshëndetur dhe duhet të jetë shembull për të gjithë fëmijët që jetojnë në mërgatën shqiptare.  Nxënësit Matiani, Genti, Visari, Alea, Jeta M., Luani, Aroni, Lutfija, Jeta H., Ylli, Besimi, Semra, Amini, Medina, Amiri, Edina, Arbnori, Enisi, Anesa M., Aulona, Anesa H. etj., të cilët u ulën sot në bankat shkollore janë dëshmi se gjuha shqipe, është leje njoftimi për çdo shqiptarë. 

Vaxhid Sejdiu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:shkolla shqipevaxhid sejdiuzvicer
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kalendari i vitit shkollor 2019-2020
Next Article Maturanti shqiptar thyen rekord në Greqi, kalon i pari në universitet
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?