Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mirë se vini në shkollën shqipe!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mirë se vini në shkollën shqipe!

portalishkollor
Last updated: August 19, 2019 1:36 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nxënës të dashur, ato duart tuaja, të bukura që për mrekulli e bëjnë shqiponjën, nuk do të kenë kuptim të mjaftueshëm pa njohjen e gjuhës shqipe – Vaxhid Sejdiu, mësues i shkollë shqipe në Zvicër 

Viti i Ri shkollor 2019/20 në shkollat fillore në Zvicër me padurim po e pret fillimin e tij. Nxënësit në shumicën e kantoneve në Zvicër fillojnë me mësim këtë të hënë. Bashkë me ta edhe nxënësit e shkollës shqipe të kantonit të St. Gallenit. Argaut …, fillojnë me mësimin në gjuhën amtare. Jemi të bindur se ditët në atdhe kanë kaluar shumë shpejt sa që shumica prej jush, bëjnë të njëjtën pyetje, të cilën shpesh ne të rriturit ia parashtrojmë vetes : “A thua a ishim në vendlindje?”.

Por, megjithatë jemi të bindur se tani jeni më me shumë forcë se në Qershorin që e lamë pas. Bankat shkollore po ju presin dhe mësueset e mësuesit i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që ju ta ndjeni veten si në vendlindje. Mirë se vini!

Edhe sivjet ju presin shkronjat e shqipes, mësimet  në lëmin e letërsisë, historisë, gjeografisë dhe kulturës shqiptare. Sa shumë keni për të mësuar sepse gjuha shqipe krahasohet me valët e detit. Ashtu si valët e detit që nuk përfundojnë edhe mësimet në gjuhën shqipe nuk përfundojnë kurrë. Prandaj, ju të gjithë duhet të përgatiteni që të “notoni” sa më mirë në valët e saj, sepse nuk ka më keq se kur një fëmijë nuk e njeh gjuhën e nënës – gjuhën amtare. Ju e ndjeni fare mire nganjëherë kur ju mungojnë fjalët dhe se si mundoheni të gjeni rrugëdalje me ndonjë fjalë tjetër për ta treguar kuptimin e fjalisë. Por, për të gjitha ka zgjidhje. Prindërit tuaj e kanë për obligim që të hënën t`iu sjellin në mësimin e gjuhës shqipe, kurse ne bashkë me ju të “notojmë” gjatë tërë vitit në dallgët e gjuhës shqipe, dallgë të cilat padyshim se do t`iu pëlqejnë shumë.                                                                                                                          

Sivjet 26 semimaturantët e vitit të kaluar shkollor nuk i kemi në mesin tonë, atyre ju dëshirojmë shëndet dhe suksese në mësimet e mëtutjeshme në shkollën e vendit. Por,  shkollës shqipe këtë vit shkollor i bashkëngjiten dhjetëra e dhjetëra nxënës të klasës së parë. Abetaret janë gati. 

Dhe fare në fund ju përkujtojmë edhe pse ua kemi thënë vazhdimisht se gjuha e nënës është themel i identitetit kombëtar, sepse gjuha mbron flamurin, identitetin, atdheun. Nuk mjafton të thuash jam shqiptar nëse nuk e di edhe gjuhën shqipe.

Ato, duart tuaja, të bukura që për mrekulli e bëjnë shqiponjën, nuk do të kenë kuptim të mjaftueshëm pa njohjen e gjuhës shqipe.          

Mirë se vini!

Vaxhid Sejdiu, mësues i Shkollës shqipe Zvicër

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:shkolla shqipevaxhid sejdiuzvicer
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Koment dhe analizë letrare, “Vdekja e Nositit”
Next Article Cili është atdheu im?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?