Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çfarë kërkojnë fëmijët nga dadoja e tyre?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Çfarë kërkojnë fëmijët nga dadoja e tyre?

portalishkollor
Last updated: July 17, 2019 1:14 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kur familjet kërkojnë një dado, ata zakonisht përpilojnë një listë kriteresh. Por, a e dimë se çfarë duan fëmijët tek një dado? Më poshtë janë 9 cilësi që fëmijët mund të dëshirojnë t’i ketë një dado.

Gjatë proçesit të intervistimit, si prindërit ashtu edhe kujdestarët duhet të mendojnë për atë çka dëshirojnë fëmijët. Kur familjet kërkojnë një dado, ata zakonisht përpilojnë një listë kriteresh. Prindërit duan një dado të përgjegjshme dhe të duruar dhe që të ketë njohuri rreth sigurisë dhe kujdesit për fëmijët. Gjithashtu, dadot konsiderojnë të njëjtat gjëra dhe bëjnë përpjekje ti tregojnë prindërve se ata i posedojnë cilësitë e dëshiruara nga ato.

Por, a e dimë se çfarë duan fëmijët tek një dado?

Nuk flasim për ëndrrën e fëmijëve të një dadoje që u jep karamele dhe çokollata tërë ditën, sigurisht që jo. Por është e rëndësishme të marrim në konsideratë preferencat e fëmijëve. Mbi të gjitha, fëmijët janë ata që do shpenzojnë kohën më të madhe më dadon. Nëse prindët i pyesin për opinionet e tyre, fëmijët ndjehen pjesë e proçesit dhe entuziazmohen për dadon e re. Dhe kur dadot konsiderojnë dëshirat e fëmijëve së bashku me ato të prindërve, do ta kenë më të lehtë të krijojnë lidhje me fëmijët për të cilët kujdesen.

Më poshtë janë 9 cilësi që fëmijët mund të dëshirojnë t’i ketë një dado.

Energjike

Është e rëndësishme për fëmijët të shkojnë mirë me dadon e tyre. Fëmijët gjithmonë shkojnë mirë me dikë që luan me to lojrat që fëmijët i pëlqejnë më shumë – që nga kukafshehti e deri tek lufta me jastëkët dekorativë të divanit. çfarëdo lloj loje që ofron shumë lëvizje, është e mirëpritur nga fëmijët.

E shoqërueshme (Ekstroverte)

“Fëmijët duan që dadoja të jetë krijuese, plot imagjinatë dhe e shoqërueshme. Një dado ekstroverte hyn menjëherë në nivelin e tyre të lojës dhe kryen me to aktivitete argëtuese. Një dado që rri në divan me TV përpara ose me telefon në dorë, nuk është e përshtatshme për fëmijët.

Mendjehapur

Fëmijët dashurojnë lojën, pra, një dado që bie dakord të luajë siç duan fëmijët, është e domosdoshme për ta. Ata i pëlqejnë të rriturit që luajnë si fëmijë.

Përcakton kufij

Fëmijët gjithashtu pëlqejnë rutinën. Edhe pse nuk e kuptojnë, ata rriten shkëlqyeshëm në një ambjent të parashikueshëm. Fëmijët duan një dado që nuk ka frikë të caktojë kufij dhe nuk druhet të punojë me rutinën e stabilizuar në shtëpinë ku punon.

Kreative

Fëmijët kanë një botë me energji brenda tyre. Për ti mbajtur të argëtuar, dado duhet të jetë vërtet krijuese. Ajo duhet të jetë e aftë të mendojë ide të reja dhe novatore. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijë nga 1-3 vjeç, të cilët kanë vëmendje me kohëzgjatje të shkurtër. Angazhimi vetëm në një aktivitet të vetëm mund të jetë thuajse i pamundur ndonjëherë, kështu që dado duhet të kuptojë kur interesi për aktivitetin në fjalë po shuhet, për të kaluar tek një aktivitet tjetër më interesant.

E këndshme dhe e sjellshme

“Sigurisht që fëmijët duan që personi që kujdeset për ta, t’i pëlqejë ata dhe të vijë në punë me gëzim. Prindërit gjithashtu duan dikë që sillet mirë dhe tregon dashuri për fëmijët e tyre.

Inteligjente

E pranojnë ose jo, fëmijët e pëlqejnë sfidën. Dhe pëlqejnë të marrin përgjigje inteligjente kur bëjnë pyetje. Dadot duhet të jenë të arsimuara mjaftueshëm që të jenë në gjendje ti përgjigjen kuriozitetit të fëmijëve.

E përgjegjshme

Të gjithë fëmijët, pavarësisht moshës, duan një dado që i bën të ndjehen të sigurt. Kjo është absolutisht thelbësore. Ata duhet të ndjehen se mund t’i besojnë dados dhe gjykimit të saj. Një cilësi thelbësore e një kujdestareje të mirë fëmijësh është “të menduarit shpejt”. Fëmijët duan të ndjehen të sigurtë, si në shtëpi ashtu edhe në park e kudo tjetër, kështu që dado duhet të jetë e fokusuar tek siguria e kujdesi i fëmijëve dhe të tregojë konfidencë për cilësitë e saj manaxhuese.

Argëtuese

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, fëmijët duan një dado që di të argëtohet edhe vetë me ta! Dadot më të mira i bëjnë fëmijët të buzëqeshin vesh më vesh teksa bëjnë diçka produktive dhe argëtuese njëkohësisht.

Ka disa ndryshime midis asaj çka duan prindët dhe asaj çka duan fëmijët tek një dado. Dhe aty ku ka ndryshime, duhet gjetur një e mesme e artë. Një dado e mirë është ajo që konsideron të dyja anët – që jo vetëm plotëson kriteret e prindërve, por gjithashtu përmbush edhe pritshmëritë e fëmijëve.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dadoenergjikekreativemendjehapur
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kreativiteti i mësueseve për ditën e parë të shkollës. Ju prezantojmë realizimet më të bukura
Next Article Për çfarë kanë nevojë fëmijët nga mësuesit e tyre?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?