Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Tradita festive e mbrëmjes së maturës duhet të ndryshojë!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Tradita festive e mbrëmjes së maturës duhet të ndryshojë!

portalishkollor
Last updated: August 8, 2019 11:27 am
portalishkollor
Share
SHARE

Të gjithë bëhen gati me kostot e tyre jo të vogla që nga blerja e fustaneve, kostumeve të shtrenjta, telefonave të serisë së fundit si premtim nga prindërit, të cilët edhe kur si kanë ato të ardhura i gjejnë ashtu me borxhe…

Mbrëmja e fundvitit për të gjithë maturantët është një event i gëzueshëm, i kushtueshëm, i sikletshëm, por që mbahet gjatë në memorien e tyre. Mirë apo keq organizimi i saj mbështetet në një traditë të caktuar të zgjedhur spontanisht ose e menduar. 

Mendoj se kjo traditë duhet të ndryshojë. Ajo duhet të ketë qasje të re, të ketë karakter argëtues, por dhe edukues.

Të gjithë bëhen gati me kostot e tyre jo të vogla që nga blerja e fustaneve, kostumeve të shtrenjta, telefonave të serisë së fundit si premtim nga prindërit, të cilët edhe kur si kanë ato të ardhura i gjejnë ashtu me borxhe, kredi, etj vetëm e vetëm që fëmijët e tyre të festojnë. A nuk duhet që në vend të tyre dita e mbrëmjes të jetë pa to? Besoj se po. 

1. Le  të jetë e mbushur me aktivitete ku të shfaqen vlerat e secilit maturant në tre vitet e gjimnazit, ku emocioni shtohet dhe me promovimin e rezultatit, me projekte rinore të aplikueshme nga maturantët në institucione apo biznese vendore, me respektin e vlerës së mësuesit si figurë dhe model i secilit pa përjashtuar asnjë prej tyre. 

2. Le të jetë dita e gezimit për prindërit, ku të krenohen të dy palët: nxënës-prindër për arritjet, përkushtimin dhe dashurinë e njëri-tjetrit pa kushte interesi 

3. Le të jetë përgjegjësi e shkollës për organizimin e këtij eventi me gjërat më të mira, duke shmangur dhe eleminuar abuzimin nga grupe të vogla maturantësh për të ndikuar te shumica, sepse joshen nga oferta të vogla, nga bizneset ku organizohen këto aktivitete, duke u bërë një model negativ i një rruge të gjate që i pret. 

Të gjithë të rinjtë europianë në fundin e shkollës së mesme apo kolegje e shdërrojnë këtë ditë në ditën e vlerësimit të tyre me shumë aktivitete edukuese dhe argëtuese me kosto të ulet dhe pse të ardhurat i kanë më të mëdha, vlerësojnë shkollën dhe japin mesazhe të qarta për të ardhmen e tyre!

Dhe një model i thjeshtë, por me inisiativë të përbashkët realizon bukur mbrëmjen e maturantëve: Një film ku të pasqyrohet jeta e 3 viteve të gjimnazit, një paradë me thjeshtësinë e bukurinë natyrale të një  18-vjeçari/je, një hedhje e kapelës dhe një mesazh të qartë për veten dhe për të ardhmen! 

Klara Lumani, Drejtoreshë shkolla “Ibrahim Muca”, Librazhd

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:klara lumanimaturambremje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Për mësuesit/Si mund të organizoni punën tuaj
Next Article Vështirësitë e klasës së parë/Ja ç’shkruan një nënë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?